SHBA – Bill Gates: Është çmenduri që Elon Musk të destabilizojë politikën

NJU-JORK, 27 janar /ATSH-ANSA/ – Miliarderi Bill Gates ka kritikuar miliarderin e Teslas, Elon Musk.
Themeluesi miliarder i Microsoft-it sulmon shefin e Tesla-s për promovimin e politikave të së djathtës ekstreme në SHBA dhe në mbarë botën.
“Është çmenduri që mund të destabilizojë situatën politike në vendet e tjera.”
Në Shtetet e Bashkuara, të huajt nuk lejohen të bëjnë “dhurime politike. Vendet e tjera duhet të miratojnë masa mbrojtëse për t’u siguruar që super të pasurit nuk janë në gjendje të ndikojnë në zgjedhjet e tyre”, tha Gates, duke i quajtur veprimet e Musk “agjitacion populist”. /os/