E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KIEV – Ukraina raporton sulme të shumta ruse me dronë

KIEV, 27 janar /ATSH-DPA/ – Rajone të shumta në Ukrainë janë shënjestruar nga dronët luftarakë rusë gjatë natës, njoftuan sot autoritetet ukrainase.

“Një seri shpërthimesh mund të dëgjoheshin mbi Transcarpathia”, njoftoi në Telegram Svitlana Onyshchuk, guvernatore e rajonit Ivano-Frankivsk, në Ukrainën jugperëndimore.

Rajoni shtrihet rreth 850 kilometra nga pozicionet më të afërta ruse në Gadishullin e Krimesë.

”Janë raportuar zjarre, por nuk ka të plagosur”, shtoi ajo.

Guvernatori i Dnipropetrovsk Serhiy Lysak raportoi dëme në tre ndërtesa të larta në qytetin industrial të Dnipro, që ndodhet në juglindje të vendit.

Edhe forcat ajrore ukrainase raportuan dëme në rajonin e Kievit dhe në Sumy në verilindje.

Forcat ajrore raportuan se rrëzuan 54 nga më shumë se 100 dronët e lëshuar nga Rusia.

Të dyja palët kanë përdorur dronë dhe raketa për të sulmuar infrastrukturën kryesore,  përfshirë termocentralet, që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë, gati tre vjet më parë.

Pretendimet nga të dyja palët nuk mund të verifikohen./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›