E Diel, 1 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE synon rivendosjen e lidhjeve politiko-tregtare me Sirinë

BRUKSEL, 20 prill /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian propozoi  sot të ringjallë plotësisht një
marrëveshje bashkëpunimi me Sirinë në një përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet me Damaskun.

Marrëveshja e vitit 1978 synon të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe social të Sirisë dhe promovon marrëdhëniet tregtare.

“Ajo u pezullua pjesërisht në vitin 2011 për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut nën presidentin e rrëzuar të Sirisë, Bashar al-Assad”, tha komisioni.

Sipas marrëveshjes, tarifat për shumicën e produkteve industriale nga Siria hiqen.

Shtetet anëtare të BE-së ende duhet të miratojnë rivendosjen e kuadrit të bashkëpunimit.

Bashkimi Evropian ka kërkuar të rivendosë marrëdhëniet me Damaskun pasi një aleancë rebele e udhëhequr nga grupi militant islamik i Presidentit të përkohshëm Ahmed al-Sharaa, Hayat Tahrir al-Sham, përmbysi al-Assad në fund të vitit 2024.

BE hoqi sanksionet e saj ekonomike ndaj Sirisë në vitin 2025.

Al-Sharaa është ftuar të takohet me udhëheqësit e BE-së në Qipro të premten.

Në janar, komisioni njoftoi planet për të mbështetur Sirinë me rreth 620 milionë euro (730 milionë dollarë) në vitet 2026 dhe 2027./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›