E Premte, 6 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE vendos sanksione ndaj medias pro-ruse Zëri i Evropës

BRUKSEL, 17 maj /ATSH-DPA/- Shtetet anëtare të BE-së vendosën sanksione ndaj Zërit të Evropës dhe tre mediave të tjera ruse për t’i ndaluar atyre transmetimin ose publikimin në të gjithë Bashkimin Evropian.

Zëri i Evropës është vënë në shënjestër për përfshirje të dyshuar në shpërndarjen e propagandës pro-ruse së bashku me RIA Novosti, Izvestia dhe Rossiyskaya Gazeta.

Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Věra Jourová, në një njoftim të mëparshëm i përshkroi mediat si “rrjete propagandistike të lidhura me Kremlinin.

Masa zgjeron sanksionet çeke të vendosura fillimisht në Zërin e Evropës pasi një hetim nga shërbimet e inteligjencës së vendit tha se faqja e lajmeve në internet ishte pjesë e një operacioni të ndikimit rus për të minuar sovranitetin ukrainas.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›