E Martë, 3 Nëntor 2026

BRUKSEL – Polonia: Zgjerimi i BE-së është strategji sigurie

BRUKSEL, 18 mars /ATSH-ANSA/ – Për ne, zgjerimi i Bashkimit Evropian është pjesë e strategjisë së sigurisë dhe ne jemi të vendosur të vazhdojmë punën me komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos dhe të bindim Hungarinë se anëtarësimi i Ukrainës është jetik për sigurinë dhe demokracinë tonë, deklaroi sot ministri polak për çështjet e Bashkimit Evropian, Adam Szlapka.

Deklarata e Szlapka erdhi pasi u pyet në lidhje me veton e Budapestit për hapjen e fazës së parë të negociatave, para referendumit në Hungari për pranimin e Kievit.

“Zgjerimi i Bashkimit Evropian është pjesë e strategjisë së sigurisë”, tha Szlapka.

“Ne duhet të bindim Hungarinë se anëtarësimi i Ukrainës është jetik për sigurinë dhe demokracinë tonë”, theksoi ai./  /a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›