E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BRUKSEL – Von der Leyen dhe Michel urojnë Trump për fitoren

BRUKSEL, 6 nëntor /ATSH-DPA/- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti në largim i Këshillit Evropian Charles Michel, dy zyrtarët kryesorë të bllokut, kanë uruar Donald Trump ndërsa ai përgatitet për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “më shumë se thjesht aleatë”, tha Von der Leyen në një deklaratë, duke shtuar se ata ishin të lidhur nga një partneritet i vërtetë që bashkonte 800 milionë qytetarë.

Von der Leyen tha se ajo mezi priste të punonte me presidentin e 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për “një axhendë të fuqishme transatlantike”.

Presidentja e KE-së tha se lidhjet e tyre bazoheshin në historinë e përbashkët të BE-së dhe SHBA-së, përkushtimin ndaj lirisë dhe demokracisë dhe qëllimet e përbashkëta të sigurisë dhe mundësive për të gjithë.

“Miliona vende pune dhe dhe investime në çdo anë të Atlantikut varen nga dinamizmi dhe stabiliteti i marrëdhënieve tona ekonomike,” shtoi ajo.

Michel tha se BE-ja pret të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive me SHBA-në në përputhje me axhendën e saj strategjike, duke mbrojtur sistemin shumëpalësh të bazuar në rregulla.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›