E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma Zgjedhore, nis sot puna e komisionit Ad Hoc

TIRANË- Komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore pritet të mblidhet sot, për herë të parë. Rreth orës 12:30, përfaqësuesit e të gjitha partive parlamentare do të nisin diskutimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për t’u bërë gati për zgjedhjet e ardhëshme.

Komisioni do të drejtohet nga dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri i Partisë Socialiste dhe Ilir Rusmali i Partisë Demokratike. Tashmë palët kanë gati paketën e propozimeve që do të nisë me amendimet e ndryshme të kuadrit ligjor për procesin zgjedhor, siç janë votimi familjar, votimi fiktiv, problemet me listat e zgjedhësve.

Megjithatë, PS duket se do të këmbulë veçanërisht në rekomandimet e OSBE-ODHIR për përmirësimin e administratës zgjedhore, jo vetëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por dhe në administratën lokale. Diskutim i gjerë pritet të hapet për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
(el.me/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›