I “marrin” të dashurën, hidhet nga shkëmbi e vetëflijohet
SARANDE - Ka kaluar disa orë të këndshme me të dashurën, por zbulimi i vendndodhjes nga prindërit e saj dhe frika e përballjes me ta e ka detyruar një 17-vjeçar nga një fshat i Delvinës të hidhet nga lartësia e shkëmbit 50 metra në humnerë dhe të përfundojë në gjendje të rëndë në spitalin e Janinës.
Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në afërsi të rrugës nacionale Sarandë-Gjirokastër, përkatësisht në afërsi të Qafë Muzinës.
"Pas rënies nga një lartësi 50 metra në humnerë, 17-vjeçari E.Ll., nga fshati Vllahat i Delvinës, është dërguar për ndihmë në spitalin e qytetit. Po për shkak të frakturave në kokë e trup dhe hemorragjisë është dërguar dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Janinës në Greqi. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes", - konfirmojnë burimet zyrtare të policisë lokale.
(lajmin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)