E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makinat kineze tashmë janë të sigurta

Dy makina kineze kapin gati maksimumin e pikëve në crash test-et të kryer nga enti europian Euroncap. Lajmi vjen pas vitesh prova që kanë vënë një reputacion të keq mbi makinat “made in China”. Sot janë shumë pak prodhuesit e makinave kineze prezent në Europë.

Dy modele kanë ndërruar tendencën negative, testet e MG6 dhe Geely Emgrand EC7 janë vlerësuar me katër yje, ndërkohë që maksimumi është pesë. I njëjti rezultat i arritur nga modele si Jaguar XF dhe Jeep Grand Cherokee. Rezultatet tregojnë punën e prodhuesve për të përmirësuar sigurinë e makinave të tyre dhe përbëjnë një gur themelor të industrisë automobilistike kineze.
“Është një sinjal i qartë i progresit të realizuar e nëse vazhdojnë kështu shumë shpejt do të arrijnë pesë yje” ka deklaruar Michael van Ratingen, sekretar i përgjithshëm i Euroncap.

Geely është shtëpia prodhuese që ka blerë Volvo nga Ford dy vjet më parë, ndërsa MG, në origjinë angleze është blerë nga Shangai Automotive pas falimentimit të Rover.
Kohët e fundit Morris Garage ka filluar të tregtojë përsëri automobila në Angli dhe ka rihapur impiantin historik në Longbridge për të prodhuar modele për tu shpërndarë në të gjithë Europën.

Midis testeve të tjerë Euroncap i ka dhënë katër yje Fiat Panda të re dhe modelit elektrik të Renault Z.E. Pikët maksimale i kanë arritur Mercedes klasi B dhe C coupe, Chevrolet Malibu, Range Rover Evoque, Subaru XV, Volkswagen Magiolino, dhe Seat e Skoda me Mii e Citigo.

(a.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›