Facebook afron njerëzit
MILANO - Që Facebook afron personat, duke i vënë në kontakt midis tyre ndoshta prej vitesh largësi, nuk e thotë më vetëm rrjeti social, por e konfirmon edhe shkenca.
Një studim i realizuar në bashkëpunim me Laboratory of Web Algorithmics i Universitetit të Milanos ka përditësuar teorinë e 6 gradëve të ndarjes e formuluar nga sociologu amerikan Stanley Millgram në 1969 duke e ulur në 4,74 numrin e kalimeve të nevojshme për të bashkuar dy persona në planet (limit që zbret në 3 në rastin e personave që jetojnë në të njëjtin shtet)
Rruga e shkurtër - Nëse dikur për të “takuar” një person çfarëdo duheshin bërë 6 kalime, tani falë Facebook kapërcehen disa nga këto kalime.
Për të formuluar teorinë e tyre studiuesit në Milano, të koordinuar nga Sebastiano Vigna, kanë aplikuar teorinë e Millgram mbi rreth 721 milionë përdorues të rrjetit social, e thënë ndryshe mbi 69 miliardë marrëdhënie e barabartë me 10 % të popullsisë botërore, kampioni më i madh i përdorur ndonjëherë në një studim, duke zbuluar kështu se në erën dixhitale distanca mesatare midis personave ulet ndjeshmërisht, duke kaluar nga 6 në 4,74 kalime.
Në faqen Facebook Data Team lexohet:”Duke përdorur një seri algoritmesh jemi në gjendje të gjejmë numrin e stadeve që kalojnë midis çifteve të individëve në Facebook, dhe kemi zbuluar që ndërsa 99,6 % e çifteve të të regjistruarve është e lidhur nga “udhëtime” me 5 gradë (6 kalime), 92 % është e lidhur nga vetëm 4 gradë (5 kalime). Ndërsa nëse analizojmë të dhënat e një shteti të vetëm, bota bëhet akoma më e vogël dhe pjesa më e madhe e personave është e ndarë vetëm nga 3 gradë (4 kalime). Me fjalë të tjera jo vetëm që Facebook është rritur nëpër vite por është bërë dhe më i lidhur”
Analiza – Duke analizuar studimin, mbeten disa pikëpyetje që kanë të bëjnë me miqtë ose të ashtuquajturit të tillë, si të vlerësojmë kontaktet e shtuara vetëm për të bërë numër ose për arsye jo personale? Me fjalë të tjera, eksperimenti mbi 269 vullnetarët e Millgram parashikonte që të paktën një nga kontaktet e kalimeve të ishte një i njohur personal, por ky koncept gjen aplikim të vështirë në Facebook, ku gati gjithnjë gjejmë miq persona të cilët nuk i njohim fare. Ja pse janë analizuar ato 69 miliardë marrëdhënie pa bërë dallim midis kontakteve të “fortë” dhe atyre të “dobët”.
“Ne mund të jemi të lidhur mirë, d.m.th. të jemi në gjendje të arrijmë një person tjetër në një numër relativisht të ulët kalimesh dhe në të njëjtën kohë, të jemi të grupuar në mënyrë lokale, duke qenë se kemi parë që 84 % e të gjitha lidhjeve tona është me persona të të njëjtit vend.
Është kjo që e bën Facebook diçka unike, dhe mos u mërzisni nëse ju duket se miqtë tuaj janë më popullorë se ju, është kështu për pjesën më të madhe të njerëzve”.
(a.s/BalkanWeb)