E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Optimist për bisedimet Prishtinë-Beograd

KLLOKOT - Gjatë një vizite në Komunën e Kllokotit, përfaqësuesi civil ndërkombëtar Pieter Feith u shpreh optimist për rezultatet e bisedimeve Prishtinë-Beograd dhe theksoi se marrëveshjet e arritura janë shumë të rëndësishme për të dyja vendet.

Feith nënvizoi se duhet pritur zbatimi i marrëveshjeve, në mënyrë që të lëvizet në fusha të tjera, siç është telekomunikacioni dhe energjia elektrike.

“Unë shpresoj se do të ketë progres në vazhdimësi dhe se do të ndodhin marrëveshje shumë të rëndësishme, por tani ne duhet të shohim implementimin e këtyre marrëveshjeve dhe duhet të lëvizim në pjesë të tjera të marrëveshjeve që mund të ndodhin sa i përket fushës së telekomunikacionit dhe energjetikës”, - deklaroi Feith.

(er.nu/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›