Afera 200 mijë dollarë, dogana bllokon 2240 celularë

Një operacion i kordinuar mes autoriteteve doganore dhe ato austriake kanë bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme celularësh. Operacioni i koduar” Rinas” ka pasur në fokus kontrollin e plot 23 personave. Raportimi u bë nga vetë drejtori i Përgjithshëm i Doganave Flamur Gjymyshka, i cili tha se operacioni u konkretizua në dy kontrolle, ku u sekuestruan 240 aparatë celularë në rastin e parë dhe 2000 të tillë në rastin e dytë. Po sipas Gjymyshkës, e gjithë shuma e tyre e përkthyer në vlerë monetare është 200 mijë dollarë.
Drejtori i Përgjithsëm i Doganave shprehi vendosmërinë se administrata doganore shqiptare do të vazhdojë luftën pa kompromis ndaj cdo shkelje doganore, në sajë dhe të disponimit të mjeteve efikase për monitorim.