Ndërtimet pa leje në bregdet, INUK mbyll aksionin në Himarë

Përfundon aksioni i Inspektorit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në Bashkinë e Himarës. Prej një jave, kjo ndërhyrje në bashkëpunim edhe me bashkinë e Himarës ka përfshirë rreth 70 subjekte të ndërtuara pa leje, por edhe ato me leje, që dëmtonin imazhin turistik të vijës bregdetare dhe më gjerë.
Puna e inspektoriatit u përqëndrua më shumë në zonën turistike të Dhërmiut duke shembur disa banesa dhe ndërtime të banorëve.
Inspektoriti ndërtimor urbanistik kombëtar ka nisur aksionin e çlirimit të vijës bregdetare nga veriu deri në jug të vendit. Fillimisht, aksioni u ndal në Velipojë, Sarandë, Ksamil, me kërkesën e këtyre te fundit për mbështetje.