E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH Bankat te monitorojne dhenien e kredive

Burime nga institucioni qendror mbikeqyres bankar ne vend bene te ditur se strukturat perkatese ne banka duhet te vleresojne perqendrimin e kredive me probleme ne sektore dhe ne kredimarres te caktuar si dhe te perpiqen te rrisin diversifikimin e portofolit te kredise.

Sipas BSH-se subjektet kredimarrese qe gjenden ne veshtiresi te perkohshme por qe kane nje projekt te vlefshem i cili garanton kthimin e kredise duhet te mbeshteten duke respektuar kerkesat e kuadrit rregullativ.

Ne rastet kur kjo mundesi paraqitet e ulet strukturat perkatese ne banka duhet te zbatojne te drejtat kontraktuare per rikuperimin e vleres se kredise. Ne lidhje me vleresimin e rreziqeve me te cilat ndeshet sektori bankar Banka e Shqiperise kryen ne menyre te vazhdueshme simulime qe testojne rezistencen e sektorit bankar ndaj zhvillimeve te pafavorshme te supozuara ne disa tregues makroekonomike dhe financiare vec e vec dhe te kombinuar.

Sipas analizes se skenareve qe kombinojne ndikimin e disa treguesve makroekonomike dhe financiare si edhe ecurise se disa treguesve te veprimtarise te sektorit bankar rezulton se ne teresi gjendja financiare e sektorit bankar eshte e mire dhe si e tille e perballon nje perkeqesim te metejshem te situates.

Nga analiza e ndjeshmerise te ketyre simulimeve rezulton qe sektori bankar shfaq nje ndjeshmeri me te madhe ndaj rrezikut te kreditit dhe rrezikut te terthorte te kredise te shkaktuar prej levizjeve te pafavorshme ne kursin e kembimit. Pavaresisht nga keto rezultate strukturat drejtuese te bankave duhet te testojne qendrueshmerine e institucioneve qe drejtojne nepermjet ushtrimeve te ngjashme dhe te vleresojne paraprakisht dhe ne vazhdimesi nevojat per kapital shtese.

2010-10-15 0830

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›