BSH: Bankat të përdorin fitimin për të rritur kapitalin
Në kushtet e një krize financiare ndërkombëtare Banka e Shqipërisë i bën thirrje bankave tregtare që fitimin e këtij viti ta përdorin për të rritur kapitalin e bankave që drejtojnë.
TIRANE- Në kushtet e një krize financiare ndërkombëtare Banka e Shqipërisë i bën thirrje bankave tregtare që fitimin e këtij viti ta përdorin për të rritur kapitalin e bankave që drejtojnë
Banka e Shqipërisë do të kërkojë nga bankat tregtare që operojnë në vendin tonë që fitimin e materializuar në vitin 2008, ta përcaktojnë për të rritur kapitalin e bankave që ato drejtojnë. Kjo masë merret në kuadër të përballimit të krizës financiare ndërkombëtare. Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia e Lajmeve Shqiptare.
Banka e Shqipërisë thekson se sistemi ynë është i mirëkapitalizuar, por megjithatë, në kushtet aktuale, sheh si masë kujdesi rritjen e mëtejshme të vigjilencës financiare.
(s.g/BalkanWeb)