Topalli: Të kemi më shumë gra në Parlament
Në forumin me temë "Balanca gjinore në vendimmarrje, si një sfidë e integrimit të Shqipërisë në BE", kryeparlamentarja Topalli inkurajoi rritjen e pjesëmarrjes së grave në parlament
TIRANE- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shprehu sot shqetësimin për numrin e pakët të grave parlamentare dhe inkurajoi rritjen e pjesëmarrjes së grave në parlament dhe në organet e tjera vendimmarrëse. Ajo e konsideroi këtë si një sfidë për politikën dhe shoqërinë shqiptare.
Në forumin me temë "Balanca gjinore në vendimmarrje, si një sfidë e integrimit të Shqipërisë në BE", i cili u organizua nga Shkolla Pasuniversitare e Studimeve Europiane, në mjediset e Fakultetit Histori-Filologji, në Tiranë, Kryetarja e Kuvendit vuri në dukje se "kjo është një temë e rëndësishme që debatohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe kudo në botë". Sipas saj, "kjo është një temë që ka të bëjë me çështjet e të drejtës, meqënëse përfaqësimi i gruas në jetën politike është një e drejtë e saj, e garantuar me Kushtetutë dhe ligj".
Ajo cilësoi se, "gjatë 17 viteve, në Shqipëri ka ndodhur një fenomen që nuk ka ndodhur në vendet e tjera".
"Në vitin '90, kur ndoshta ishte më e vështirë, gratë kishin një pjesëmarrje më të lartë në parlament. Në vitin 1996 numri i grave në parlament arriti në 25 për qind, por pas '97 ndodhi një fenomen frenues në pjesëmarrjen e grave për shkak të vështirësive gjithnjë e më të mëdha në drejtim të kandidimit të tyre", tha znj. Topalli, duke shtuar se "kjo bënte që procesi elektoral të mos ishte edhe aq i pastër".
Duke e konsideruar këtë si një ndër arsyet e reformës zgjedhore, Kryeparlamentarja vuri në dukje se "zgjedhja e një sistemi proporcional rajonal, bën të mundur që nëse ekziston vullneti i lidershipit të partive, në listat partiake të kemi një përfaqësim të kënaqshëm të grave në parlament".
Në këtë drejtim, Kryeparlamentarja Topalli vlerësoi rëndësinë që ka eksperienca dhe përfshirja në partitë politike, në përballjen e grave me sfidat e ndryshme në vendimmarrje. Në fjalën e saj, Kryetarja Topalli bëri një ekspoze të përfaqësimit të grave në politikë dhe organet e larta vendimmarrëse në vende të tjera të botës.
(d.b/BalkanWeb)