E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau per gervishtjen e makines

Gjykata e Tiranes dha masën e sigurisë arrest me burg për Artenc Shehun i dyshuar për vrasjen e saldatorit Gëzim Karaj. Prokuroria e Tiranës nje dite me pare ka ngritur akuzën e vrasjes nga pakujdesia, për Shehun, për ngjarjen e ndodhur në vendin e njohur si "Fusha e Ali Demit". Krimi ka ndodhur pas një sherri banal. E dashura e autorit u konfliktua me 60-vjeçarin pas pretendimit se i kishte gërvishtur makinën. Më pas ka shkuar Artenc Shehu, i cili e ka qëlluar me grushta 60-vjeçarin Karaj, duke i shkaktuar edhe vdekjen. Sipas policisë viktima është goditur me grusht dhe ka vdekur rrugës për në spital.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›