Kryeministri takon artistin hollandez

Kryeministri Sali Berisha ka prit artistin holandez Jaap van’t Veer, i cili prej 10 vitesh jeton dhe punon në Alpet shqiptare. Z. Jaap van’t Veer, falenderoj Kryeministrin për takimin dhe i shprehi mbresat gjatë viteve të punës në Shqipëri. Si shprehje të këtij vlerësimi, z. Jaap van’t Veer i dhuroi Kryeministrit një skulpturë, me të cilën, u shpreh ai, kam mishëruar disa nga etapat më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, prej Skënderbeut, pushtimeve, lirisë dhe demokracisë, të simbolizuara me personin tuaj, që, në vlerësimin tim, jeni Gjergj Kastrioti i kohëve të sotme. Kryeministri Berisha, duke e falënderuar për vlerësimet dhe veçanërisht për përkushtimin që tregon ndaj natyrës, historisë dhe aktualitetit shqiptar, i uroi punë të mbarë në misionin e tij fisnik.