E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cameron: Zgjedhjet greke janë një referendum për Euron

Greqi- Kryeministri britanik David Cameron beson se zgjedhjet në Greqi janë një referendum mbi anëtarësimin e Greqisë në Euro.

Cameron tha në samitin e NATO që po mbahet në Çikago se votuesit në Greqi do të japin një mesazh të qartë kur të votojnë më 17 Qershor duke pasqyruar kështu edhe mendimin e tyre për euron.

Kryeministri britanik gjithashtu mohoi zërat së samiti i G8 ishte një dështim pasi ai nuk ka ofruar ende asnjë plan për të zgjidhur problemet e borxhit grek.

‘Në tashmë duhet të përcjellim një mesazh shumë të qartë për njerëzit në Greqi, ka një zgjedhje: ju mund të votoni të qëndroni në Euro me të gjitha angazhimet që keni bërë dhe nëse votoni në mënyrë tjetër atëherë keni aprovuar largimin’.  Ai shtoi se vendet e Eurozonës kishin përgatitur masa vendimtare emergjence për një largim të mundshëm të Greqisë nga monedha e përbashkët.

Greqia pritet të shkojnë në zgjedhje të reja më 17 Qershor, pas dështimit për të formuar të një qeveria më 6 Maj, Syriza e radikalëve të majtë është kundër masave shtrënguese dhe sondazhet e nxjerrin fituese. Çka do të thotë që Greqia do të detyrohet të lërë Euron dhe t’i rikthehet Dhramisë që sipas analistëve do të krijojë një situatë shumë të rëndë jostabiliteti jo vetëm për vendin por për Eurogrupin.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›