E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta: LSI i qendron marreveshjeve

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, tha dje se partia qe ai drejton, njihet si nje force politike e cila u qendron marreveshjeve duke shtuar se thelbi i cdo marreveshjeje, ka te beje ne radhe te pare me integrimin e vendit. Ne nje prononcim dhene per mediat, pas takimit me strukturat e Levizjes se Gruas per Integrim ne qytetin e Korces, kreu i LSI-se tha se "LSI eshte e bindur se dialogu eshte nje domosdoshmeri qe duhet praktikuar pa nderprerje midis te gjithe aktoreve politike, ne radhe te pare atyre parlamentare, sepse dialogun e kerkon detyrimi per t'i sherbyer disa interesave qe jane pertej atyre partiake dhe interesi kryesor ne kete rast eshte pershpejtimi i integrimit evropian". Sipas tij, kjo eshte nje sfide e te gjithe partive dhe prandaj kerkon dialog, kerkon bashkepunim, kerkon kompromise dhe vullnet pozitiv.

Z. Meta, kreu i opozites eshte shprehur se do te bashkepunoje me LSI-ne ne rast se ju largoheni nga koalicioni. Cili eshte komenti juaj?

Levizja Socialiste per Integrim eshte e njohur si force politike e cila ne plan te pare ka interesat e stabilitetit te vendit dhe padyshim eshte krijuar si force politike per te ndihmuar pershpejtimin e procese integruese ne vend. Ndaj edhe te gjithe qendrimet e saj burojne pikerisht nga ky angazhim madhor per ta forcuar kete stabilitet dhe mbi te gjitha per te ecur me shpejt drejt Bashkimit Europian. Kjo eshte arsyeja qe ne kemi apeluar, ne menyre te vazhdueshme gjate muajve te fundit, per te permbyllur disa nga prioritetet kyce te cilat kane te bejne edhe me vleresimin qe do te behet ne vjeshten e ketij viti per statusin e vendit kandidat. Une gjej rastin qe edhe ketu nga Korca per te apeluar edhe nje here tjeter per mbylljen urgjente te reformes zgjedhore deri me 24 maj, por edhe te reformes parlamentare, per nje zgjidhje sa me te shpejte te ceshtjes se imunitetit dhe natyrisht edhe per te gjithe prioritetet e tjera te cilat tashme jane te njohura si 12 rekomandimet apo prioritetet e Komision Europian per Shqiperine.

A mund te flasim per nje dialog te hapur me z. Rama qe pas takimit qe patet?

Levizja Socialiste per Integrim eshte e bindur se dialogu eshte nje domosdoshmeri qe duhet praktikuar pa nderprerje midis te gjithe aktoreve politike, ne radhe te pare atyre parlamentare, sepse dialogun e kerkon detyrimi per t'i sherbyer disa interesave qe jane pertej atyre partiake dhe interesi kryesor ne kete rast eshte pershpejtimi i integrimit evropian. Kjo eshte nje sfide e te gjithe partive dhe prandaj kerkon dialog, kerkon bashkepunim, kerkon kompromise dhe vullnet pozitiv.

A mund te nderprisni para kohe bashkepunimin me Partine Demokratike per shkak te nje bashkepunimi me Partine Socialiste?

Levizja Socialiste per Integrim njihet si nje force politike e cila u qendron marreveshjeve dhe natyrisht qe thelbi i cdo marreveshjeje tone ka te beje ne radhe te pare me integrimin e vendit.

Nderkombetaret kerkojne qe Presidenti te zgjidhet me 84 vota dhe jo me 71. Cili eshte mendimi juaj?

Dhe une uroj qe ceshtja e Presidentit te zgjidhet qe ne raundin e pare mundesisht me 140 vota por natyrisht ajo qe eshte me e rendesishme do te ishte zhvillimi i nje procesi konstruktiv, i nje procesi dialogues, i nje procesi i cili nuk synon zevendesimin e dikujt por ne radhe te pare synon vazhdimin e te gjitha reformave te cilat do te duhet te vijojne edhe pas zgjedhjes se Presidentit te ri.

Eshte me i rendesishem procesi apo emri qe do te zgjidhet?

Nuk ka nisur ende procesi megjithate kemi nje proces komunikimi. Kemi mendime te ndryshme. Kemi edhe kandidate te caktuar. Une mendoj se kjo eshte pozitive. Ndersa per sa i takon Levizjes Socialiste per Integrim rendesi ka procesi dhe rendesi ka qe Shqiperia te marre patjeter statusin e vendit kandidat ne fund te ketij viti. Kjo nuk eshte thjesht per arsye te cilat kane te bejne vetem me imazhin e Shqiperise, pasi do te jete nje vend qe arrin nje status te ri dhe hedh nje hap te ri ne raport me BE-ne, por kjo absolutisht ka per te ndikuar dhe do te ndikoje ne forcimin e stabilitetit te vendit dhe njekohesisht ka per te ndikuar edhe per te terhequr me shume investitore te huaj ne Shqiperi por edhe do te rrise rolin konstruktiv te Shqiperise ne te gjithe rajonin tone.

A eshte z. Nano kandidat i Levizjes Socialiste per Integrim per President?

LSI nuk ka shpallur asnje kandidat per President sepse nuk e shikon ceshtjen e zgjedhjes se Presidentit si nje mundesi per te bere nje gare ndermjet forcave politike por LSI ka si objektiv kryesor t'i sherbeje nje procesi sa me konstruktiv, nje procesi i cili do te sillte nje vazhdimesi reformash ne te ardhmen ne vend sepse kjo eshte ajo per te cilen ka me shume nevoje Shqiperia.

Do te thote kjo qe ju do t'i mbeshtesni te gjitha kandidaturat e mazhorances?

Ne jemi te vendosur per t'i kontribuuar nje procesi stabilizues, nje procesi konstruktiv, nje procesi i cili i jep nje note pozitive klases politike shqiptare nga partneret nderkombetare por ne radhe te pare nga vete qytetaret shqiptare te cilet jane te interesuar me shume per tu forcuar stabiliteti i vendit, per tu mbrojtur sa me shume nga efektet e kesaj krize ekonomike dhe financiare qe shohim en vendet fqinje dhe kudo. Ky eshte interesi me i madh. Nuk eshte ceshtja e nje emri qe do te zgjidhet por kemi te bejme me nje proces me mpakte shume te rendesishme qe ne do te punojme qe te jene mpakte pozitive per Shqiperine.

Sa percaktuese do te jete LSI-ja ne procesin e zgjedhjes se Presidentit?

Ne do te bejme gjithcka qe eshte e mundur dhe natyrisht qe i gjithe kontributi yne ka qene dhe mbetet per nje proces konstruktiv, stabilizues dhe europianizues sepse eshte momenti qe klasa politike ne Shqiperi te demonstroje ate pjekuri te cilen e kerkon vete situata qe ndodhet vendi por njekohesisht edhe situata e fqinjeve tane e cila nuk eshte ajo qe ne do te deshironim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›