E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO hap samitin ne Cikago



Lideret e NATO-s jane mbledhur ne Cikago ne samitin qe do te dominohet nga terheqja nga Afganistani. Me shume se 50 lidere jane duke marre pjese. Ne mesin e tyre jane kreret shteterore dhe te qeverive te 28 vendeve anetare te NATO-s, si dhe presidenti afgan Hamid Karzai e homologu i tij pakistanez, Ali Zardari. Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, duke folur ne nje konference per gazetare ne Cikago tha se NATO eshte fuqishem e perkushtuar per misionin ne Afganistan. "Mesazhi i qarte nga ky samit eshte se ne do te qendrojme te perkushtuar per operacionet tona ne Afganistan, derisa vazhdojme transferimin, dorezimin e pergjegjesive tek afganet, sipas planit te arritur ne samitin e Lisbones ne vitin 2010", tha Rasmusen.

Javen e kaluar, Rasmusen tha se pret qe NATO te vazhdoje trajnimin, keshillimin dhe ndihmen per forcat afgane te sigurise edhe pas vitit 2014. Shtetet e Bashkuara shpresojne se presidenti Zardari i Pakistanit do te pajtohet qe te rihape rruget per kamionet furnizues te NATO-s per te hyre ne Afganistan, te cilat qene bllokuar qe nga nentori i vitit te kaluar, si hakmarrje ndaj nje sulmi te SHBA-se, qe pat vrare trupat pakistaneze.

Rasmusen ka shfaqur shpresen se rruget do hapen se shpejti. "Ne per nje kohe kemi zhvilluar dialog me Pakistanin. Kemi negociuar. Keto negociata do te vazhdojne dhe shpresojme se do te perfundojne pozitivisht, dhe do te shohim rihapjen e rrugeve tranzite ne te ardhmen e afert", tha ai.

Ne samit, po ashtu do te diskutohet per mburojen raketore te NATO-s ne Evrope, e cila kundershtohet nga Moska. Samiti po zhvillohet nen masat e ashpra te sigurise. Lideret nga levizja Occupy kane thene se do t'i bashkojne forcat me protestuesit kunder luftes, te cilet kane mbajtur protesta para takimit te NATO-s. Nje numer i lidereve te NATO-s kane arritur ne Uashington, ku kane marre pjese ne samitin e G8-s, qe eshte fokusuar ne krizen ne eurozone. Grupi i vendeve me te industrializuara ne bote ka premtuar se do te nxise rritjen ekonomike, krahas pergjegjesise fiskale, dhe ka kembengulur se Greqia duhet te vazhdoje te mbetet ne eurozone.

Berisha merr pjese ne Samitin e NATO-s ne Cikago

Kryeministri Berisha gjendet ne Cikago per te marre pjese ne Samitin e 25-te te Aleances se Atlantikut te Veriut (NATO), i cili zhvillohet ne nivel te kryetareve te shteteve dhe qeverive. Delegacioni shqiptar kryesohet nga Berisha dhe ne perberje te tij jane Zevendeskryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme, Edmond Haxhinasto, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe zyrtare te tjere te larte. Ne diten e pare te punimeve, te cilat hapen nga Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, Kryeministri Berisha merr pjese ne sesionin e hapjes se mbledhjes se Keshillit te Atlantikut te Veriut (NAC). Gjate ketij sesioni perkujtohen ushtaraket e NATO-s te rene ne krye te detyres gjate operacioneve te Aleances.

Ne sesionet ne vijim, Kryeministri Berisha bashke me lideret e tjere te vendeve anetare te Aleances do te marre pjese ne punimet e takimeve dedikuar Afganistanit dhe zhvillimit dhe forcimit te kapaciteteve te Aleances. Ne sesionet e Samitit do te marrin pjese edhe Sekretari i Pergjithshem te OKB-se, Presidenti i Keshillit te BE-se, Presidenti i Komisionit te BE-se, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›