Fajon: Zgjedhja e Presidentit do te monitorohet nga BE
Zgjedhja e presidentit te ri do te jete ne vemendjen e nderkombetareve, te cilet do te monitorojne gjithe procesin. Eurodeputetja Tanja Fajon ne nje interviste per "AS" eshte shprehur se Parlamenti Europian kerkon nje proces te drejte dhe demokratik.
"Ne do ta ndjekim procesin e zgjedhjes se Presidentit. Ne shpresojme qe ai te jete nje proces i drejte e demokratik, sepse nuk duam te behen gabimet qe kane ndodhur ne te kaluaren. Zgjedhja e Presidentit do te tregoje nese vendi e ka arritur maturine e mjaftueshme per te vazhduar integrimin europian. Une mendoj se ky vit mund te jete vit shume i rendesishem per Shqiperine", - eshte shprehur eurodeputetja Tanja Fajon.
Gjithashtu, ajo kerkon qe partite te mos humbasin kohe ne finalizimin e ligjit te ri zgjedhor. "Eshte shume e rendesishme qe reforma zgjedhore te perfundoje, qe Shqiperia te tregoje maturi dhe kryesorja qe zgjedhjet e reja te zhvillohen ne menyre te drejte e demokratike. Sepse ne te kaluaren ne kemi pare shpesh qe Shqiperia ka humbur kohe ne permbushjen e reformave te integrimit europian. Mendoj se ky duhet te jete fokusi tani: te mos kete me vonesa", - u shpreh ajo. Komisioni Europian brenda ketij viti pritet te miratoje edhe nje ligj, i cili, sipas Fajon, pritet te perdore mekanizmin e bllokimit te perkohshem te vizave vetem ne raste krize dhe si mase ekstreme. "Ne po diskutojme per mekanizmin e bllokimit te perkohshem te regjimit te lire te vizave. Eshte shume e rendesishme, sidomos per vendet e Ballkanit Perendimor qe qytetaret te dine se cilat jane rreziqet qe ai mund te sjelle dhe ne c'menyre ata mund te parandalojne abuzimet me levizjen e lire. Kur ky mekanizem per pezullim te perkohshem te levizjes se lire te miratohet, atehere jo vetem vendet e Ballkanit Perendimor, por edhe vendet e tjera, nese nuk respektojne kushtet, rrezikohen te vihen ne 'listen e zeze' te Shengenit ose do t'u rikthehet sistemi i meparshem i vizave", - tha Fajon. Lidhur me statusin, Fajon shprehet se eshte ne doren e klases politike ne Shqiperi, nese shqiptaret do te marrin statusin brenda ketij viti. Sipas saj, shansin historik te 100-vjetorit te Pavaresise shqiptaret duhet ta perdorin per ta bere kete hap te ri drejt Bashkimit Europian, sepse kjo eshte deshire e te gjithe qytetareve dhe se "Shqiperia i perket Europes".