E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BSH: Depozitat në monedhë të huaj u rritën me 15.7 %

Banka e Shqipërisë njoftoi për një rritje të depozitave bankare në monedhë të huaj gjatë vitit të kaluar.

Sipas të dhënave ky tregues u rrit me 15.7 % në fund të viti 2022, ose 6 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Banka vlerëson se kontribut në këtë rritje dhanë ecuria e mirë e turizmit, së bashku me zhvillimet e tjera pozitive në tregëtinë me jashtë të ekonomisë.

Gjithashtu, një ndikim pozitiv kanë pasur edhe alternativat e kufizuara që ka për investimet në valutë.

Nga ana tjetër, depozitat në lekë u rritën me 3.9 % gjatë vitit 2022, duke u frenuar si nga interesi në rritje i individëve për të investuar në letra me vlerë të qeverisë, ashtu edhe nga nivelet e ulëta të deficitit buxhetor.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›