Skemat e subvencioneve, në Lushnje kanë aplikuar më shumë se 21 mijë fermerë

Në drejtorinë rajonale të Lushnjes aplikuan vetëm për naftën 20756 individë, ndërkohë që 1 vit më parë kjo shifër ishte vetëm 18 mijë.
Megjithëse nafta renditet e para, aplikantët kanë qenë të interesuar edhe për skemat subvendionale në blegtori, bletari, në vreshtin e serave, farërat, imputet dhe fidane.
Ende sot në zyrat e Agjensisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor ka aplikantë që interesohen për vazhdimësinë e këtij procesi.
Fermerët të cilët kanë qenë fitues të skemave të naftës apo të serave janë ata të cilët u bënë pjesë e aplikimeve edhë këtë vit.
Në drejtorinë e AREBIT në Lushnje, aplikuan nga qarku Fier për skemën e naftës 16886, qarku Vlorë 2518, qarku Gjirokastër 1342.
Pas kësaj faze nis verifikimi i dosjeve të aplikantëve nga grupet specialiste të AZh BR. Për 2 ditët e para në Lushnje janë verifikuar 1000 dosje, Fier 301, Vlorë 85 dhe Gjirokastër 157.
Faza e tretë është prodhimi i kartave të fermerit, të cilat do të shpërndahen në datat që do të përcaktojë Ministria e Bujqësisë.
Gazetar: Norel Zaimi
/rtsh/