Mjeket e shkollave: Femijet kane probleme me shikimin Sonila Isaku
Probleme me shikimin dhe femije te pakontrolluar dhe pa vizituar me pare nga mjeket, ky eshte perfundimi qe kane nxjerre mjeket e shkollave gjate nje viti ne kryeqytet. Nga vizitat e kryera ne rreth 3600 nxenes ne Tirane, ka rezultuar se problemet me shikimin jane dominuese me 115 raste, 45 me probleme me aparatin e degjimit dhe 12 te tjere me crregullime kardiovaskulare apo psiko-emocionale. “Shihet dukshem nje rritje e aktivitetit te personelit ne keto shkolla. Nje nga aktivitetet e rendesishme, qe eshte depistimi qe eshte realizuar nga mjeket e shkollave tek nxenesit ne klasat e para, te cilet jane rreth 3650 nxenes. Nga ana e ketyre mjekeve jane diagnostikuar per here te pare 189 raste me patologji. Persa i perket vizitave te kryera nga mjeket e shkolles, si dhe dhenien e ndihmes se pare, gjate vitit 2012 kemi realizuar rreth 6680 vizita, kundrejt 4 mije vizitave te kryera vitin e kaluar", tha Liliana Ramasaco, Drejtoreshe e ASHR. Nderkohe, duke qene se problemet me shikimin jane dominuese dhe shume nga prinderit nuk arrijne t’i dallojne, mjeket pohojne se vizita e pare duhet bere ne moshen 3 deri 4 vjecare. Nderkohe, qe femijet nuk duhen lene per ore te tera perpara televizorit dhe kjo sidomos ne nje distance te vogel. Kjo pasi mund te sjelle probleme serioze ne shendetin e tyre. Nderkohe, qe mjeket keshillojne qe prinderit te jene te kujdesshem me femijet, duke i kontrolluar per perqendrimin e syve, si dhe kendin me te cilin ata shohin televizorin apo perqendrohen ne nje loje. Mjeket okuliste shpjegojne se tek femijet, me shpesh hasen strabizmi apo nevoja per te vene syze per shkak te pamjaftueshmerise se shikimit. Mjeket pohojne se tek moshat e vogla, jane prinderit te cilet duhet te tregojne kujdes. “Ajo qe do te keshilloja per prinderit, eshte te jene te vemendshem me femijet e tyre, duke i pare se sa larg e shohin televizorin, sa afer i shohin librat, a kthejne koken me kend per te pare televizor, a kane probleme te ekuilibrit te syrit etj. Te gjitha keto, jane shume te rendesishme pasi mund te sjellin probleme serioze per gjithe jeten”, nenvizojne bluzat e bardha. Nderkohe, gjate analizes vjetore te Autoritetit Shendetesor Rajonal, Ministri i Shendetesise, Vangjel Tavo u kerkoi mjekeve te sistemit paresor, te mos neglizhojne punen dhe mos te vonojne sherbimet, pasi shume paciente kane depozituar ankesa prane ministrise. “Te luftojme sorollatjen e dokumenteve mjekesore per efekt procedurash te ndryshme, te luftojme ne maksimum sorollatjen e qytetareve. Gjithashtu jane vene re raste dhe keto sporadike, ka nje fare defekti te vizitat ne shtepi, tek te porsa lindurit dhe tek te semuret qe nuk kane mundesi per te levizur", tha Vangjel Tavo, Minister i Shendetesise. Nderkohe, qe persa i perket sherbimit te higjienes, vitin qe lame pas jane kontrolluar rreth 25 mije subjekte te ndryshme, ku 700 jane gjobitur, ndersa 34 subjekte jane mbyllur, pasi punonin jashte cdo kushti higjieno-sanitar.