E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Objektivi, me pak të prekur nga turbekulozi

TIRANë- Në vendin tonë janë regjistruar 417 raste të reja me sëmundjen e turbekulozit gjatë vitit që shkoi, ndërsa numri më i madh i të prekurve vijnë nga Tropoja.

Shifrat janë bërë publike në aktivitetin e organizuar nga ministria e Shëndetësisë në ditën botërore kundër sëmundjes së tuberkulozit. Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili tha gjatë fjalës së tij në këtë konferencë se dikasteri që ai drejton vjen me arritje në këtë ditë. Objektivi i strategjisë tonë kombëtare –tha Vasili-është që ta mbajmë në 10 raste në vit numrin e të sëmurëve.

Si arritje duhet të përmendim trajtimin e rasteve me antituberkularë të marrë nga goja- theksoi Vasili. Ndërkaq të dhënat e fundit sugjerojnë se individët HIV-pozitiv kanë rreth 20 herë më shumë probabilitet, krahasuar me ata HIV-negativ, për të zhvilluar sëmundjen e tuberkulozit.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›