BSH, Ermelinda Meksi lë mandatin, djali i Fatmir Xhindit bëhet deputet
Pas një ujdie në Konferencën e Kryetarëve të grupeve parlamentare iu dha mundësia opozitës që të propozojë një kandidaturë të sajën në këshillin mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ajo ka të drejtën e një emri nga tre emra që do të dalin nga votat e Kuvendit, ku një është e grupit të PD-së dhe bëhet fjalë për Dhori Kulen, tjetri i LSI-së. Mësohet se PS ka propozuar Ermelinda Meksin për këtë post duke i dhënë mundësinë ekonomistes së PS-së, ish-ministre e Financave dhe e Integrimit që të jetë anëtare e këshillit mbikëqyrës të BSH-së. Largimi i Meksit nga grupit i deputetëve të PS-së sjell një risi të vërtetë në përbërjen e këtij grupi, pasi i jepet mundësia djalit të Fatmir Xhindit, Anduel Xhindi, të bëhet deputeti më i ri i Partisë Socialiste. Ndërkohë që i ati u vra në prag të fushatës zgjedhore të vitit 2009, deputet në disa legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë, Andueli duket se do të zërë vendin e tij në Kuvend vetëm dy vjet pas kësaj tragjedie.
*****
Anduel Xhindi, djali i deputetit te vrare Fatmir Xhindi, kandidoi si deputet i Partise Socialiste ne te njejten zone elektorale te cilen i ati ka perfaqesuar per 12 vjet dhe 3 legjislatura rresht ne Parlamentin shqiptar. Kur i ati u be deputet per here te pare Andueli ishte vetem nje femije. Jam student ne Fakultetin Ekonomik ne Tirane, dega finance viti i trete. Jam anetaresuar ne PS ne 2006-en dhe shpresoj te eci ne politike, thote Andueli. Megjithese i prirur me shume nga profesioni dhe politika, rrjedha e ngjarjeve dhe konteksti politik kane nxitur pergjigjen pozitive ndaj ofertes se Partise Socialiste per te kandiduar per kete parti. I renditur nga PS i 11-ti ne listen e kandidateve per deputet te qarkut te Fierit, Andueli e ka pritur kete kandidim si shenje respekti dhe mirenjohjeje te punes se te atit. Por megjithese nuk e ka menduar ndonjehere veten si pjese e Parlamentit shqiptar, ai eshte i bindur qe mund te sjelle ndryshim dhe fryme te re. Nuk mendoj se jam perdorur politikisht. Mendoj se eshte nje shenje respekti per kontributin qe babai im ka dhene per PS per demokracine ne vend, tregon 22 vjecari. Shenje e ketij respekti, qe kapercen edhe ngjarjen e rende, eshte respekti qe ai dhe mbiemri i tij ngjallin tek bashkeqytetaret. Eshte djali i nje ish-deputeti te nderuar, me edukate e kulture dhe presim qe ai ta shtrije me tej ate qe la babai i tij ne Roskovec, shprehet nje banor. Duket se ne familjen Xhindi, ende nen pllaken e zise se ngjarjes se rende dhe ende pa fajtore zyrtare, nuk do ti ndahen emocionet e politikes. Jo thjesht per shkak te rrethanave, apo mbiemrit te Anduelit, kandidatit me te ri ne moshe per deputet ne zgjedhjet e 28 qershorit.