E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, në pranga tre prostituta

Burime nga Shkodra bëjnë të ditur se policia e këtij qyteti ka arrestuar tre femra nga komunat e Shkodrës nën akuzën e ushtrimit dhe shfrytëzimit për prostitucion.

Burimet bëjnë të ditur se operacioni për ndalimin dhe vënien në pranga të 3 femrave është mbyllur në orët e para të mëngjesit.

Në pranga janë vënë E. S. 38 vjeç, lindur dhe banuese në Dobraç, D. P. 37 vjeç, lindur në fshatin Kllogjen, Komuna Temal, banuese në lagjen 3 Heronjtë, si dhe ndalimin e 62-vjeçares Sh. M., lindur në Malësi të Madhe dhe banuese në lagjen 3 Heronjtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›