E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malësi e Madhe, grabitet shtetasja malazeze

Burime për Shekullin bëjnë të ditur se në fshatin Vukpalaj të Malsisë së Madhe një 51-vjeçare malazeze është bërë pre e vjedhjes me dhunë, nga dy persona, të cilët i vodhën 10 mijë euro dhe çantën, që kishte me vete.

Shtetasja me iniciale J. M., banuese në Podgoricë të Malit të Zi, po udhëtonte në drejtim të Rinasit, kur u grabit nga persona. Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se është vënë në pranga njëri prej autorëve.

Policia arrestoi Ilirjan Bardhin 20 vjeç, lindur e banues në fshatin Alijaj, Bajzë në rrethin e Malësisë së Madhe, ndërsa është shpallur në kërkim bashkautorit identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur për arsye hetimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›