Berisha, një orë fjalim kundër Topit: Ai e Rama vetëm sa do më shtojnë votat
Rreth një orë kryeministri Sali Berisha ka folur përpara deputetëve të tij, dhe në qendër ka pasur vetëm presidentin Bamir Topi, të cilit në shumë raste i është referuar si hibridi i zotit Edi Rama. Berisha tha se Topi e Rama vetëm sa do i shtojnë votat. Gjeni më poshtë pjesë nga fjala e Berishës.
Regjistrimi i popullsisë, ata që ishin kundër duan të fshehin pasurinë
Përshëndes miliona shqiptarë që iu përgjigjën procesit të regjistrimit të popullatës në mënyrën më dinjitoze. I realizuar në kohën e Mbretërisë, nuk kishte saktësinë e sotme. I realizuar gjatë diktaturës, ishte një proces nën presion, si çdo proces tjetër. ishte një proces që kishte si qëllim statistikën për falsifikimin e realitetit. Edhe regjistrimi i bërë 10 vjet më parë ishte një regjistrim jo me standarde. Në këtë regjistrim, sipas analizës të ndershme e të paanshme, u injoruan disa nga kërkesat më themelore të regjistrimit në një vend të lirë. Pati dhe probleme teknike serioze. Ky është regjistrimi i parë modern i qytetarëve të lirë shqiptarë, me të gjitha standardet. Regjistrimi ka ecur në mënyrë të përgjegjshme, të qytetëruar. Kanë bërë një punë shumë të madhe 12 mijë regjistrues në mbarë vendin, një punë kolosale. Siç e dini janë regjistruar edhe pasuritë. Shpresoj që të dhënat të publikohen në kohën e parë të mundshme pas trajtimit të tyre më serioz. Ky regjistrim do të ndihmojë për politika më të drejta, për ndërtimin e politikave më të drejta, duke u bazuar në demografinë aktuale dhe përbërjen e saj. Do ndihmojë qeverinë për një vizion më të qartë për politikat e saj në interes të qytetarëve. Ata, të cilët bërtitën, nuk po përdor termin që u shkon, bërtitën si kredharakë kundër tij, kanë pasur një qëllim të vetëm: të fshehin pasurinë e tyre. Një grup i vogël, i parëndësishëm, i identifikuar plotësisht. Rrezes së transparencës këta nuk mund ti shpëtojnë, sepse rezulton qartësisht frika nga pasuria e tyre, ka qenë shkaku kryesor i fushatës që ata bënë, dhe morën shpërblimin që merituan.
Topi kërkon të fitojë vota me Aleancën e Plehut
E shfrytëzoj këtë takim me ju për tu ndalur në një moment shumë të veçantë. Tek kthimi i ligjit për mbetjet nga presidenti. Kushtetuta e vendit përcakton në mënyrë të qartë kompetencat e presidentit të Republikës për të firmosur ose kthyer ligjet në Kuvend. Në këtë kontekst, ne kemi trajtuar e trajtojmë në mënyrë kushtetuese çdo qëndrim që mbahet ndaj ligjeve të vendit nga presidenti.
Dua të them se qëndrimi ndaj këtij ligji është nga alfa në omega politik. Ata të cilët përpiqen me aleancën e plehut të mashtrojnë shqiptarët, do e gjejnë veten të dëshpëruar. Ndaj dhe unë dua të bëj sqarimet që vijojnë. Shqipëria në vitin 2006 ka firmosur Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, e cila është votuar në të gjitha parlamentet e vendeve të BE. Kjo marrëveshje është kontrata e Shqipërisë me këto vende. Në këtë marrëveshje, ekziston në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe trajtimi i mbetjeve urbane. Mbetjet urbane janë një realitet për të gjitha vendet, madje më i madh për vendet e zhvilluara, pasi kanë më shumë se vendet më pak të zhvilluara. Konform kësaj marrëveshje, Shqipëria është e detyruar që të ketë një qëndrim në përputhje me standardet evropiane, një qëndrim ligjor të përcaktuar në trajtimin e këtyre mbetjeve urbane. Për këtë qëllim, Komisioni Europian ka një listë se cilat janë mbetjet e parrezikshme, të cilat në tërësinë e tyre përdoren për riciklim, për industri. Mbi këtë bazë ju deputetë miratuat ligjin, i cili e disiplinon importin e mbetjeve urbane. Ky është një proces konstant gjatë gjithë këtyre viteve, përfshi këtu 8 vitet në pushtet të Partisë Socialiste.
Nga 300 e sa artikuj, Shqipëria do pranojë vetëm 50 mbetje, jo të rrezikshme. Se çfarë do ndodhë kur të kemi statusin, atëherë detyrimet janë ndryshe. Në ligj theksohet se mbetjet nuk importohen për ruajtje, nuk ka depozitë. Është fakt që këta anëtarët e aleancës së plehut dhe zotërinjtë që duan të nxjerrin vota nga plehu, ua fshehin qytetarëve një gjë të tillë. Unë kam shumë respekt për shoqërinë civile, por dua tu garantoj se në gjithë këtë spektër të gjerë, mbetem mirënjohës ndaj NGO-ve të mjedisit, pasi kanë një kontribut të madh në mbrojtjen e mjedisit, kanë kontribut në krijimin e vetëdijes kombëtare në një shoqëri ku fjala mjedis nuk ekzistonte. Para vitit 1990 nuk ka pasur asnjë akt ligjor që të flasë për mjedisin. Ndaj këta djem e vajza po bëjnë një punë të shkëlqyer.
Unë jam mjek, formimi im janë doktrinat biologjike. Jam i bindur se shërbimi më i madh që i bëjmë vendit është që ta fusim në rrugën jeshile. Por, ajo që më lëndon, më lëndon shumë, është keqpërdorimi i parimeve të mëdha të mbrojtjes së mjedisit për qëllime të mbrapshta politike. Le të kthehemi pas në kohë, kur në Vlorë po këta shokë, por me njëfarë modifikimi, bënë betejë disamujore për ngritjen e një termocentrali, që e ka ndotjen dy herë më të ulët sesa përcaktojnë standardet evropiane. Janë këta antiglobalistë, që është varianti i sotëm i marksizëm- leninizmit, që organizuan një akt të shëmtuar në Universitetin e Vlorës, ndaj një njeriu që po bënte detyrën e tij në kuadër të atij që quhet dialog me qytetarin.
Këta rrëmojnë në plehra për të gjetur vota. Në një pako, bënë thirrje për vota, por nëse e doni pushtetin në këtë mënyrë, ai nuk u vjen kurrë. Nëse keni probleme me mjedisin, urdhëroni e thoni çdo gjë konkrete. Aleanca e plehut është e shkuara.
Në ligj keni përcaktuar se çdo listë mbeturinash miratohet nga Këshilli i Ministrave. E ftoj shoqërinë civile që të monitorojë çdo vendim të kësaj qeverie. Jam i gatshëm ti bëj pjesë të vendimmarrjes. Cila është ajo qeveri, e cila sillka produkte toksike për qytetarët e vet? Ku e gjejnë ata? Shqetësimet se ne nuk kemi kontroll, po në këtë vend futen me mijëra produkte ushqimore, po kush i kontrollon këto? A duan kontroll këto? Ata i ftoj të bëhen pjesë e këtij kontrolli. Mos u përpiqni të mashtroni shqiptarët.
Këta fillojnë dy vite përpara fushatën për krijimin e partisë së Aleancës së Plehut. Por të katandiset gjer tek ndotjet, kjo është mjerim i madh politik.
Rama po krijon parti duke përdorur institucionet e pavarura
Përdorimi i institucioneve nga zoti Edi Rama, në funksion të krijimit të partive, është akti më i rëndë. Absolutisht. Kjo është kapja më fatale. Nuk ndodh në një vend që krerët e institucioneve të bëhen pjesë e një projekti të kreut të opozitës për të sulmuar mazhorancën. Por jemi një shoqëri e lirë. Por kjo shoqëri nuk është e lirë pse jam unë kryeministër, por sepse ka institucione demokratike. Qytetarët e këtij vendi i mbron rregulli ndërkombëtar. Të harrojë kush se mund të shtypë qytetarët e botës së lirë. Gadafi e mori përgjigjen më të mirë. Rregulli ndërkombëtar nuk të lejon të nëpërkëmbësh lirinë dhe të drejtat. Askush nuk ka të drejtë, dhe