BSH: Kredite jepen me shume per biznese se individuale Eglantina Nasi
Megjithe portofolin ekzistues te kredive te keqija ne nje nivel te konsiderueshem, bankat shqiptare vazhdojne te japin kredi ndaj klienteve te tyre. E nje gje te tille e bejne kryesisht kur eshte fjala per hapjen apo stimulimin e nje biznesi, sesa per arsye individuale. Te pakten kete tregojne shifrat me te fundit te publikuara nga Banka e Shqiperise, sipas te cilave, gjate muajve te fundit te vitit te kaluar, eshte shenuar nje rritje e nivelit te kreditimit ndaj biznesit, ne nivele me te larta, krahasuar me kreditimin e dhene per individet. Konkretisht, raporti i publikuar per statistikat e tetorit 2011 tregon se "kredia per bizneset vazhdon te jete ne nivele me te larta se kredia e marre per qellime te tjera". Ne vlera konkrete, ajo eshte shenuar me 370.8 miliarde leke per kete muaj, ndersa nje muaj me pare, rezultonte te ishte ne vleren e 369 miliarde lekeve. Nderkaq, sa i perket ndarjes krahinore qe preferojne bankat per te akorduar kredite e tyre, qarku i pare vazhdon te mbetet Tirana. Pas saj, renditja vijon me qytetin e Durresit, Elbasanit, Shkodres, Korces, Vlores, Fierit dhe Lezhes, sa i perket dhenies se kredive nga ana e bankave qe operojne ne sektorin tone bankar. Nga ana tjeter, sa i perket kredise per individet, ajo mesohet se ka qene ne nivelin vetem prej 148 miliarde lekesh, ne tetor te vitit 2011. Ky krahasim shifrash tregon per vijueshmerine e nivelit te besimit qe bankat kane te sektori privat ne vendin tone, duke mos pasur frike per te stimuluar mbeshtetjen e tij me kredidhenie. Gje qe duket se nuk e bejne aq lehte me individet, te cilet kerkojne kredi prane bankave per arsye personale nga me te ndryshmet. Vete Guvernatori i Bankes se Shqiperise, ne mbylljen e vitit te kaluar, ka deklaruar se "kerkesa per kredi eshte shtuar, si nga bizneset, ashtu edhe nga individet". Duke shtuar se ne teresi "kushtet e financimit te ofruara nga sistemi bankar dhe parametrat e kapitalizimit, te likuiditetit dhe te shendetit te tij, jane te pershtatshme per financimin e nje kerkese te shtuar per konsum apo investime private ne te ardhmen". Referuar te dhenave te vitit te kaluar, portofoli i kredive te sektorit bankar eshte rritur me 9.6 per qind gjate muajve te tij, ose rreth 15 per qind ne krahasim me nje vit me pare. Kredite zene ne kete menyre 49.1 per qind te totalit te aktiveve te tij. Ndersa krahasimi mes shifrave konsiston ne faktin se, gjate vitit te kaluar, kredia ne leke eshte rritur me ritme me te shpejta se kredia ne valute. E gjithe kjo situate pozitive ne sektorin e kreditimit prej bankave dhe per me teper, vijueshmerise se tij, pa treguar nderprerje prej efekteve te mundshme psikologjike te krizes financiare qe ka perfshire mjaft vende te rajonit, flet per nje nivel te mjaftueshmerise se likuiditetit dhe kapitalit te bankave vendase. Keshtu, referuar gjithmone te dhenave te Bankes se Shqiperise per fundvitin e kaluar, treguesi i mjaftueshmerise se kapitalit rezultoi ne nivelin 15.1 per qind, duke u paraqitur me mire se niveli ne fund te gjashtemujorit te pare te vitit. E kjo per shkak te rritjes se kapitalit nga disa banka, pas kerkeses se bere nga ana e institucionit qendror bankar ne vendin tone.