E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Tri faktoret qe na mbajtet larg krizes

Kryeministri Berisha ka deklaruar dje se liria ekonomike, ulja e taksave, si dhe reformat strukturore, jane tri faktoret qe shpetuan Shqiperine nga kriza boterore ekonomike. Gjate fjales se tij, ne Seminarin "Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi", i cili u cel nga kryeministri i Frances, z. Fransua Fillon, kryeministri Berisha ka deklaruar se Shqiperia ka bere nje sere reformash te rendesishme, nga viti 2005 e ne vazhdim, per te mbrojtur ekonomine e vendit. Kryeministri ka informuar panelin dhe te ftuarit se reformat kane prekur pothuajse te gjitha fushat ekonomike: sektorin financiar, sistemin ligjor, ne fushen e mbrojtjes, te rendit publik, sistemin shendetesor, ne fushen e arsimit, etj. Duke iu pergjigjur pyetjes se bere nga moderatorja e panelit se "Si mund te konkurroje Shqiperia nje vend si Kina?", kryeministri Berisha i eshte pergjigjur duke thene se "Vendet e medha kane arritur aty ku jane sot, sepse kane ndryshuar qendrimin e tyre kundrejt lirive. Nuk duhet te perjashtojme se qendrimi ndaj lirive ekonomike mund te jete ndoshta me i lehte se sa ne vendet e zhvilluara. Ne shumicen e vendeve te zhvilluara, lirite ekonomike jane perballur me probleme shume te medha, me fatura sociale, jane perballuar me taksa te larta, por, ne fund, sot, zgjerimi me i madh i sistemit kapitalist eshte kriza qe po vazhdon, nje krize qe, padyshim, do te kerkoje reforma". Kryeministri Berisha eshte rikthyer pas ne kohe, duke ju kujtuar te pranishme ne seminar se 20 vjet me pare Shqiperia erdhi si nje nga vendet me te rrenuara ne Europe dhe ai, si drejtues i shtetit, per kapercimin e krizes, zgjodhi modelin e Ronald Reganit, duke aplikuar tre kritere kryesore, qe ishin taksat e uleta, privatizimi i shpejte dhe liberalizimi i plote i ekonomise. "Me aplikimin e ketij sistemi,- tha Berisha,- Shqiperi pesoi nje rritje dyshifrore. Pasi erdha serish ne pushtet iu riktheva modelit tim, modelit te Reaganit. Reagani thote se 'parate ne llogarite e personave private jane me te vlefshme per shoqerite se ne llogarite publike'. Ky eshte besimi im. Vendosa taksen e sheshte 10 per qind, 15 per qind kontributin e sigurimeve shoqerore. Nga viti 2006 ne vitin 2011, te ardhurat u rriten te gjitha se bashku, ne menyre akumulative, 6 miliarde dollare amerikane. Zvogelova me shume se gjysmen e taksave. Eksportet ne vitet 2007 - 2011 u trefishuan, ne 2009 - 2011 u dyfishuan", eshte shprehur kryeministri Berisha. Sipas kryeministrit, ky model rezultoi i suksesshem, sepse nderkohe lirite ekonomike ne bote vitin e kaluar pesuan nje frenim, ndersa ne Shqiperi u rriten me 16 per qind dhe investimet e huaja direkte u rriten me 316 per qind, sipas UNCTAD-it. "Ato,- tha Berisha,- ishin 37 per qind me te uleta ne vitin 2010 sesa ne vitin 2007".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›