E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka: PS te korrigjoje gabimin me Kodin Qamil Xhani

Kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, deklaron se Partia Socialiste duhet te mbaje pergjegjesi per suksesin e reformes zgjedhore. Ne nje prononcim dhene dje, per "Koha Jone", kreu i PDK-se e cilesoi si jo te pershtatshem qendrimin e lidershipit te PS-se ne lidhje me bllokimin qe Partia Demokratike mund t'u beje kerkesave te opozites per reformen zgjedhore. Ndoka shprehet se reforma zgjedhore po behet nga PD-ja dhe PS-ja dhe bllokimi i njeres pale nuk eshte justifikim. "Opozita ka pergjegjesite e saj per reformen zgjedhore dhe duhet te marre persiper zbatimin e saj. Deklarimet per vendosje vetoje nga Partia Demokratike, nuk i sherbejne procesit. Sipas kesaj, i bie qe reforma po behet vetem nga nje parti", thote Ndoka. Duke iu referuar qendrimeve te Partise Socialiste, gjate vitit 2007, me ndryshimet ne Kodin Zgjedhor dhe pasojat qe ai solli tek aleatet, Ndoka thote se PS-ja ka detyre te korrigjoje Kodin Elektoral. "Per me teper, PS-ja ka detyrim edhe te rregulloje 'corben' qe gatoi ne zgjedhjet e kaluara me sistemin e kaluar zgjedhor", thote Ndoka. Kreu i PDK-se thekson se korrektimi i sistemit elektoral do te rrise shanset e opozites dhe vete Partise Socialiste per te fituar, duke qene se do te kete aleate me te forte. Nga ana tjeter, ai thekson se korrigjimi i sistemit eshte dhe nje detyrim ndaj parimeve te demokracise, per te mundesuar nje perfaqesim sa me te denje te qytetareve dhe qe vota e tyre te kete vlere te barabarte. I pyetur per divergjencat qe ka me Partine Socialiste ne lidhje me plotesimin e kerkesave per sistemin elektoral, Ndoka thekson se kerkesat e aleateve i jane bere te ditura drejtuesve te PS-se dhe anetaret e koalicionit presin nje pergjigje pozitive. Ne lidhje me mundesine e largimit nga koalicioni i majte, kreu i PDK-se thekson se qendrimi ose jo i kesaj force politike do te kushtezohet nga rezultati i reformes zgjedhore. "Qendrimi ne lidhje me koalicionin i PDK-se eshte i kushtezuar nga reforma zgjedhore. Ne varesi te produktit qe do te arrihet, do te mbajme dhe ne qendrimin tone ne lidhje me koalicionin", thekson Ndoka. Kreu i PDK-se ka shprehur nder te paret aleate rezerva, per menyren sesi Partia Socialiste dhe kreu i saj po menaxhojne koalicionin dhe plotesimin e kerkesave te tyre per reformen zgjedhore. Nderkohe qe pakenaqesi ne radhet e aleateve jane shprehur dhe nga kreu i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo dhe ajo SocialDemokrate, Skender Gjinushi. Pjese e kesaj pakenaqesie eshte dhe krijimi i nje poli te ri brenda se majtes, mes tre partive, PDS-se, PSD-se dhe PSV '91.

Kerkesat e aleateve per reformen zgjedhore

Aleatet e Partise Socialiste, por edhe partite e tjera te vogla, kane kerkuar nga dy forcat kryesore, PD-PS, qe te marrin parasysh ne hartimin e Kodit Zgjedhor nje sere kerkesash. Kerkesa kryesore lidhet me ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke aplikuar ne modelin aktual edhe korrektimin kombetar. Nje tjeter kerkese lidhet me listat e kandidateve per deputet. Aleatet kerkojne qe listat e deputeteve ne zgjedhjet e ardhshme te jene te hapura. Nje tjeter kerkese e aleateve eshte dhe ajo e vendosjes ne komisionet e administrimit te zgjedhjeve te personave jopolitike, duke ndryshuar skemen aktuale me perfaqesues partiak. Po ashtu, aleatet sugjerojne dhe krijimin e mundesive per nje proces votimi elektronik, si dhe parashikimin ne Kodin Zgjedhor per votimin e emigranteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›