BSH: Kursimet në banka u shtuan me 9.4%

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se kursimet në banka u shtuan me 9.4%, ose gati 860 milionë euro gjatë vitit 2021, shkruan ATSH.
Sipas BSH-së, kjo është rritja më e lartë vjetore që nga viti 2010.
Rritja e depozitave bankare në 2021 erdhi në gati 70% nga valuta, por edhe nga kursimet në monedhën vendase.
Depozitat në valutë u rritën me 11.6% me bazë vjetore, ndërsa ato në lekë me 6.3%. (Sipas ATSH)