Tabaku: Kostoja e naftës pa taksa, 61 lekë për litër

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, reagoi të shtunën lidhur me rritjen e çmimit të karburanteve në Shqipëri.
Zonja Tabaku, me profesion ekonomiste, bëri të ditur se kostoja reale me të cilën një litër naftë vjen nga tregjet ndërkombëtare në Shqipëri, është 61 lekë.
“Veç 61 lekë është kosto reale me të cilën vjen nga tregjet ndërkombëtare e një litri naftë përpara se taksat ta shndërrojnë në 199 lekë/litër”, theksoi Tabaku. Ajo ka publikuar edhe një tabelë ku renditi taksat që sipas saj, rrisin ndjeshëm çmimin.
Për mjaftë ekspertë në kushtet aktuale problemi nuk shtrohet për të hequr taksat, por ulja e tyre.