E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Leku superior edhe ne 2008

Ecuria e normave te interesit ne tregjet nderkombetare, kryesisht per euron dhe dollarin, duke se do te favorizojne monedhen vendase, lekun ne kursin e kembimit. Parashikimin ne lidhje me ecurine e kembimit te monedhes kombetare e ka bere Banka e Shqiperise. Edhe per vitin vazhdim ashtu si ne te kaluarin, leku do te vijoje te kete pozita mbicmuese ne kursin e kembimit. Ne muajin dhjetor 2007, leku, ne terma nominale efektive me baze vjetore rezulton i mbicmuar me 1.5 per qind. "Situata e qendrueshme makroekonomike si dhe zgjerimi i diferences midis normave te interesit te monedhes vendase dhe atyre te huaja sigurojne mbeshtetje te presioneve mbicmuese te monedhes vendase" thuhet ne analizen e autoritetit qendror bankar. Forcimi i shpejte i lekut kundrejt dollarit amerikan ka vazhduar te pasqyroje si levizjet ne tregun nderkombetar, ku kjo monedhe ka humbur pike kundrejt monedhes evropiane ashtu edhe pranine e ofertes se larte te bankave ne kete valute. Ne terma nominale vjetor efektive, leku rezulton i mbicmuar me 4.3 per qind. Sipas Bankes se Shqiperise mbicmimi i lekut ne kembim me monedhat kryesore ka parandaluar efektet negative qe vijne nga rritja e cmimeve ne tregjet nderkombetare. Rritjen me te madhe, monedha vendase ka pasur ndaj dollarit, faktor ky qe ka dominuar ne frenimin e rritjes se cmimeve te naftes dhe te dritherave, te cilat ne tregjet nderkombetare kuotohen me valuten amerikane. Po keshtu pozita e forte e lekut ndaj dollarit amerikan ka permbajtur tejcimin e rritjes se cmimeve nga tregu i huaj, ne ate vendas, sqaron Banka e Shqiperise ne analizen e saj per ecurine e kursit te kembimit gjate ketij viti. Gjithashtu, forcimi i lekut ndaj dollarit ka frenuar percjelljen e plote te rritjes se cmimit te drithit ne vend. Por, Banka e Shqiperise lajmeron se monedha vendase nuk do te jete kaq stabel, nese kriza energjetike do ta stimuloje blerjen e energjise jashte vendit. Ne tregun e brendshem valutor mund te shkaktohen lekundje te perseritura te kursit te kembimit, per shkak te kerkeses se larte te KESH-it, si operator per valute, me qellim kryerjen e transaksioneve per blerjen e energjise elektrike, pavaresisht nga cmimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›