Biberaj: "Jo me sulme ndaj Topit"
Deputeti i PD-se, Aleksander Biberaj kerkoi diten e djeshme qe opozita te ndalet sulmet ndaj presidentit Topi dhe kryeprokurores, Ina Rama, per shkarkimet dhe emerimet e prokuroreve. Gjate fjales se tij ne Kuvend, ai tha se institucioni i Presidentit si dhe ai i Prokurorise se Pergjithshme, jane institucione te pavarura kushtetuese dhe per kete nuk duhet te perpallen me sulme politike. Ndonese kreret e meparshem te ketyre dy institucioneve, Moisiu dhe Sollaku jane "kryqezuar" nga mazhoranca aktuale. "Sipas Kushtetutes, por edhe sipas Ligjit "Per Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorise se Pergjithshme", emerimet e prokuroreve jane kompetence e Kryeprokurores dhe e Presidentit", citoi Biberaj. Sipas tij, ky qendrim nga ana e deputeteve te opozites mund te vinte edhe per faktin se, me shkarkimin e prokuroreve jane prere edhe fijet e lidhjes se tyre me deputet e opozites.
F.M