MJAFT, me kepuce para Kryeministrise
"Levizja MJAFT! denoncoi para Kryeministrise tonin kercenues dhe presionet tashme te perseritura te kryeministrit Sali Berisha ndaj kujtdo qe nuk mendon si ai. Ky aksion i sotem (dje), u zhvillua nje dite pas furtunes se shkarkimeve dhe levizjeve te prokuroreve dhe nje dite pas kercenimeve qe Berisha beri ndaj nje deputeti te opozites kur i tha se do t'ia bente "gojen si kepuce". Ky ka qene dhe njoftimi i kesaj levizjeje, e cila ka qene per nje ore ne proteste kunder Kryeministrit. Ne trotuarin para Kryeministrise ku aktivistet vendosen kepucet, te binte ne sy edhe nje banderole ku shkruhej: "Shhhhhh, deri ne 2009 flet Berisha!". "Dolem sot ketu pasi kemi qene keto dite deshmitare te kercenimeve politike te Berishes qe te ngjajne me rastet e internimeve masive", tha Leart Kola i levizjes MJAFT. Sipas tij, nuk mundet qe Kryeministri i nje vendi te kercenoje qytetaret e vendit qe duhet te qeverise, e aq me teper nje deputet, qe ne fund te fundit eshte zgjedhur nga votuesit dhe perfaqeson ata qe e kane zgjedhur. "Ne duam t'i kujtojme kujtdo qytetari qe mendon se jetojme ne demokraci, qe ky eshte nje iluzion i madh dhe ta ftojme: Miresevjen ne SALIGRAD", tha me tej Kola.