Brace: "Durres-Kukes, miratimi ne Kuvend"
Nenkryetari i Grupit parlamentar te Partise Socialiste, Erion Brace kerkoi dje serish doreheqjen e Ministrit te Puneve te Jashtme, Lulezim Basha. Argumentet, jane serish procedurat e tenderit te rruges Durres-Kukes. Sipas Braces, Ministri i Drejtesise dhe ai i Financave kane kundershtuar menyren se si qeveria ka miratuar kontraten me "Bechtel Enka", madje, kane bere sugjerimet e tyre, te cilat nuk jane marre parasysh dhe jane vendosur perpara faktit te kryer nga ana e ministrit te transporteve, Lulezim Basha. Sipas tij, Ministri i Transporteve si dhe qeveria shqiptare me pas, kane shmangur Parlamentin nga vendimmarrja per respektimin e kontratave. Brace citoi raportin e KLSH, ku thuhet se realizimi i kontrates eshte bere ne kundershtim me aktet ligjore dhe nenligjore qe rregullojne fushen e prokurimit publik dhe te punimeve te ndertimit.