BSH: Nuk ndryshon norma baze e interesit, mbetet 3.75%
Meqe kushtet monetare jane te pershtatshme per te siguruar mbajtjen ne nivelin e deshiruar te treguesit te inflacionit ne nje periudhe afatmesme, Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise vendosi ta mbaje te pandryshuar normen baze te interesit. Duke e lene ate, serish ne nivelin ekzistues prej 3.75%, i cili eshte konsideruar si minimum historik i saj, pas uljes prej 0.25% qe iu be nje muaj me pare nga ky institucion. Ky fakt eshte bere me dije publikisht nga Guvernatori i BSH-se, Ardian Fullani, duke shtuar se kushtet monetare, jane duke ofruar njekohesisht edhe stimulin e nevojshem monetar per mbeshtetjen e kerkeses se brendshme. “Banka e Shqiperise vlereson se presionet inflacioniste, do te mbeten te dobeta gjate horizontit afatmesem”, theksoi ai. Duke vijuar me tej, vleresimin mbi treguesin e inflacionit, Fullani tha se teksa ai shenoi vleren prej 2.7% ne muajin janar 2013, pjesa me e madhe e tij, ose rreth 75% e totalit, vjen pikerisht nga rritja e cmimeve te produkteve ushqimore. “Ne aspektin makroekonomik, inflacioni eshte shkaktuar nga prania e kapaciteteve te pashfrytezuara te prodhimit, nderkohe qe goditjet e ofertes kane munguar”, beri me dije me pas Fullani. Nga ana tjeter, ai permendi edhe faktin se ekonomia shqiptare vleresohet te jete rritur poshte potencialit te saj gjate vitit 2012. “Informacioni i ri ekonomik e monetar konfirmon pergjithesisht vleresimet tona te meparshme per pranine e nje hendeku negativ prodhimi”, theksoi Guvernatori i BSH-se. Duke nenvizuar edhe faktin tjeter se “kerkesa e brendshme mbetet e plogesht, si pasoje e hezitimit te konsumatoreve dhe bizneseve per te konsumuar dhe per te investuar”. Duke perfunduar me faktin tjeter se “kushtet e kreditimit paraqiten ende te shtrenguara si pasoje e kujdesit me te larte te bankave ne kredidhenie”.
RRITJA
Ekonomike ne periudhen ne vazhdim do te jete e kushtezuar nga ecuria e ekonomise boterore dhe e partnereve tane tregtare, nga natyra e politikes fiskale dhe nga rritja e produktivitetit, sipas Guvernatorit Fullani
RRITJA
Ekonomike ne periudhen ne vazhdim do te jete e kushtezuar nga ecuria e ekonomise boterore dhe e partnereve tane tregtare, nga natyra e politikes fiskale dhe nga rritja e produktivitetit, sipas Guvernatorit Fullani