E Shtunë, 31 Tetor 2026

Foto me Frrokun, zyrtaret e policise: Rastesi, terhiqemi nga hetimi

Zevendesdrejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Agron Kulicaj dhe Drejtori i Drejtorise se Krimeve te Renda, Tonin Vocaj, kane dhene doreheqjen nga hetimet per vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pas publikimit te nje fotoje ku ata kane dale duke drekuar me biznesmenin Arben Frroku, aktualisht i dyshuari kryesor i vrasjes. Fotoja u be publike diten e djeshme, ndersa dy zyrtaret e policise deklaruan se nuk do te merrnin pjese ne kete hetim. Nen shoqerine e Frrokut, ne foto jane Kulicaj, Vocaj, Muhamet Rrumbullaku, drejtor i Departamentit te Sigurise Publike dhe Nikolin Bala, drejtor i Njesive operacione Speciale. Tonin Vocaj deklaroi se fotoja eshte bere ne fund te vitit 2010 ose ne fillim te vitit 2011 dhe takimi me Frrokun, ka qene rastesi. Ai shpjegoi se ndodhej per dreke ne nje lokal ne zonen e Dajtit, Tirane, se bashku me tre zyrtaret e larte te Policise se Shtetit, kur ne ambientet e ketij lokali ndodhej edhe Arben Frroku, i cili kerkoi qe te benin nje fotografi. “Jam pjese e ketij grupi hetimor, por pas daljes se fotove, do t’i kerkoj me shkrim prokurorit te mos jem pjese e ketij hetimi. Po e bej tani, meqenese kam nje konflikt me opinionin publik per kete ceshtje, nje zyrtar i policise duhet te jete i paster”, tha Vocaj. Nderkohe, qe te njejten deklarate beri edhe zv/drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Agron Kulicaj. “Qe kur ka ndodhur vrasja kam qene pjesetar i grupit hetimor. Kemi kryer pune intensive dhe kemi bere veprime te shpejta deri ne gjetjen e provave te rendesishme per Arben Frrokun. Ne kemi dyshime te forta, qe Frroku eshte i perfshire ne vrasje”, tha Kulicaj.

Burgaj: Fotot nuk kane lidhje me hetimet

Drejtori i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, pas publikimit te fotos se biznesmenit Arben Frroku, me kreret e Policise se Shtetit, deklaroi se pavaresisht doreheqjes nga hetimet te zv/ Drejtorit te Pergjithshem, Agron Kulicaj dhe Tonin Vocaj, Drejtor i Drejtorise se Krimeve te Renda, Policia e Shtetit do i shkoje deri ne fund zbardhjes se ngjarjes, duke shtuar se mirekupton vendimin per doreheqjen e tyre. Burgaj konfirmon se foto eshte bere 2 vite me pare dhe nuk cenon hetimin, pasi nuk ka lidhje me ngjarjen. “Do te zbardhim plotesisht kete ngjarje. Doreheqja Kulicajt dhe Vocajt nga grupi hetimor, nuk dobeson hetimin, pasi Policia e Shtetit ka ne radhet e saj eksperte te pergatitur, te cilet do te angazhohen per zbardhjen e ngjarje”, tha Burgaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›