Over-draftet, kredi te shtrenjta, por qe te zgjidhin hallin ...
Ne dukje me te shtrenjta, pasi kane edhe interesat me te larta, kredite e shpejta ose sic jemi mesuar t’i njohim me emrin “over-draft”, kane nisur qe te preferohen shume nga klientet e bankave per te zgjidhur problemet e tyre te likuiditetet. Dukuri qe vlen te thuhet si per qytetaret, ashtu edhe per kategorine e biznesit, te cilet e shohin marrjen e nje over-drafti si rrugen me te shpejte per zgjidhjen e ngerceve te tyre financiare. E konfirmuar ne menyre te vazhdueshme nga raportet e Bankes se Shqiperise, ajo bie ne sy edhe nga te dhenat me te fundit te ofruara nga Shoqata e Bankave. Keshtu, BSH-ja ka pohuar se fundmi, se ky lloj financimi ne vitin 2011 arriti ne 15 miliarde leke, ku rreth 70% e saj eshte preferuar te merret ne valute te huaj. Ndersa Shoqata e Bankave pohon se ne dhjetor te vitit te kaluar 2012, over-drafti ka kryesuar me nivelin prej 5.78 miliarde leke, grupin e kredive te rreja te akorduara ne leke per kategorine e biznesit. Te cilat kane qene ne total me nje vlere prej 11.42 miliarde lekesh. Duke treguar keshtu se kjo lloj kredie arrin deri ne nivelin prej 50% te preferences se biznesit per marrjen e nje kredie. Por duke parakaluar ne te njejten kohe edhe kategorite e tjera si ate te marrjes se kredive per kapital financues, blerje makinerish dhe pajisjesh dhe blerje pasurish te paluajtshme. Respektivisht me 4.11 miliarde leke, 385 milione leke dhe 1.13 miliarde leke. Por over-drafti duket se parakalon edhe llojet e tjera te kredive per bizneset, marre ne monedhe te huaj. Nderkaq, individet duket se jane me te kujdesshem sesa bizneset me marrjen e over-drafteve. Ne total, ne fund te dhjetorit 2012, ky ze figuron ne nivelin prej 281 milione lekesh, nga totali i rreth 2 miliarde lekeve qe jane akorduar si kredi te reja, duke folur kesisoj per nje nivel rreth 10% te preferences se saj prej qytetareve. Nderkaq, rritja e nivelit te over-drafteve flet edhe per nje aspekt pozitiv, ate te rritjes se konsumit, pasi duke qene kredi ne nivelin e atyre konsumatore, parate e tyre vihen me lehte ne qarkullim nga qytetaret.
Pse preferohet Over-drafti?
- Nuk ka nevoje per kolateral (hipotekim ose garanci)
- Merret me procedura shume te shkurtuara kohore (brenda 24 oreve)
- Merret duke u bazuar vetem ne nje fond page (ne nivelin e 2 apo 3 pagave mujore, sipas llojit te bankes) etj.
Pse nuk duhet synuar Over-draft?
- Ka nje kosto te larte huamarrje, pasi eshte kredia me normat me te larta te interesit ne tregun bankar. Te cilat shkojne deri ne 15% per monedhen vendase, Lekun; 8-9% per monedhen amerikane, Dollarin dhe 6-7% per monedhen evropiane, Euron
Sa kushton marrja e nje Over-drafti?
Per Bizneset
10.14% norma mesatare e interesit ne Leke
8.50% norma mesatare e interesit ne Dollare
6.48% norma mesatare e interesit ne Euro
Per Individet
13.93% norma mesatare e interesit ne Leke
8.45% norma mesatare e interesit ne Dollare
5.06% norma mesatare e interesit ne Euro