E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndertimi i HEC, Berisha: Rrit numrin e te punesuarve Eva Gjura

Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, jane miratuar nje seri vendimesh per percaktimin e autoritetit kontraktues dhe dhenien me koncesion te disa Hec-ve ne mbare vendin. Gjate fjales se tij, kryeministri Berisha eshte shprehur ne lidhje me vendimet, se ato i sherbejne nismes per Shqiperine, superfuqi energjetike ne rajon, e cila po njeh zhvillime te shpejta, me shume se ne cdo vend tjeter. Sipas kryeministri, Hec-et do ta shnderrojne Shqiperine ne eksportues kryesor te energjise se rinovueshme ne rajon dhe do te bejne qe tregu shqiptar te kete per burim energjie, energjine ujore, e cila ka koston me te lire, duke bere te mundur qe shqiptaret te mos njohin cmimet tejet te larta, qe njohin vende te tjera.

“Ne i rikthehemi ne kete mbledhje Shqiperise superfuqi, energjetike rajonale. Ajo kishte te bente me Shqiperine superfuqi e ICT ne rajon gjate viteve qe vijne, ndersa keto vendime kane te bejne me Shqiperine superfuqi energjetike ne rajon, nje nisme e cila po njeh zhvillime te shpejta, me shume se ne cdo vend tjeter dhe ne fushen e energjise me te qendrueshme, qe eshte energjia ujore”, tha Berisha. Me tej, Berisha ka theksuar se politika e qeverise ka si qellim kryesor punesimin e qytetareve shqiptare, dhe se ndertimi i ketyre Hec-ve eshte gjithashtu edhe krijimi i fronteve te reja te punes ne mbare vendin.

“Ndertimi i ketyre Hec-ve, eshte gjithashtu krijimi i fronteve te punes ne mbare vendin. E tere politika jone ka si qellim kryesor punesimin e qytetareve shqiptare. E theksoj edhe njehere, ne jemi nje vend qe kemi nje papunesi prej 13, disa % dhe kjo eshte shqetesues, por nga na tjeter jemi i vetmi vend ne rajon qe nuk ka patur rritje te papunesise dhe kjo per faktin e thjeshte, se kemi patur rritje ekonomike 4 here mbi mesataren e rritjes ekonomike te rajonit”, eshte shprehur kryeministri. Duke vleresuar rritjen e investimeve private ne Shqiperi, Berisha eshte shprehur se ata kane sjelle krijimin e qindra, mijera vendeve pune dhe ka bere te mundur qe papunesia te mos rritet. “Natyrisht te flasesh per 1 milione te papune, nen nje vend qe ne te gjithe statistiken, zyrtare kombetare dhe nderkombetare ka gjithsej 1 milion e 40 mije vete forcen punetore, do te thote te jesh ftohur ne te gjitha anet. Kjo do te thote se jeton ne nje bote personale, pa u shprehur me tutje”, theksoi Berisha. Me tej ai ka bere te ditur se ne perpjekjet e medha te qeverise dhe ministrise se financave per te formalizuar tregun dhe garantuar lirine e tij vendoset sistemi on-line i monitorimit te industrise se mekatit, industrise se bixhozit dhe i lojerave te fatit, lojerave te filxhanit.

Punesimi

E tere politika jone, ka si qellim kryesor punesimin e qytetareve shqiptar. E theksoj edhe njehere, ne jemi nje vend qe kemi nje papunesi prej 13, disa % dhe kjo eshte shqetesues, por nga na tjeter jemi i vetmi vend ne rajon, qe nuk ka patur rritje te papunesise dhe kjo per faktin e thjeshte se kemi patur rritje ekonomike, 4 here mbi mesataren e rritjes ekonomike te rajonit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›