BSH: Paraja elektronike, koncepti modern i kryerjes se veprimeve bankare
Sherbimi i blerjeve online, perfshihet ne ate qe te gjithe e njohim si “Paraja elektronike”. E cila presupozon kryerjen e transaksioneve bankare, vetem ne menyre elektronike (ne rastin tone, edhe blerjet online), duke qene e ruajtur ne nje karte krediti dhe jo ne forme cash. “Ashtu si paraja prej letre, paraja elektronike te krijon mundesine te blesh te mira dhe sherbime, te japesh borxh dhe ta marresh ate. Komoditeti eshte perparesia kryesore qe ofron paraja elektronike, duke zevendesuar nevojen per te mbajtur me vete para cash”, citojne ekspertet e Bankes se Shqiperise lidhur me nje dukurit te tille. Duke shtuar se pikerisht, me krijimin e parase elektronike, shume banka kane nxjerre produkte te ndryshme ne treg, nepermjet te cilave te gjithe kane mundesi te transferojne fonde nga nje llogari bankare ne tjetren, te blejne artikuj te ndryshem ne internet, te paguajne faturat e ujit, te dritave, te telefonit etj. Gjithsesi, sipas tyre, transaksionet nepermjet parase elektronike, kane edhe disavantazhet e tyre, pasi jane pothuajse “te padukshme” ne syte e njerezve, krahasuar me transaksionet, te cilat kryhen ne para cash. “Duke mos patur mundesi t’i shohin keto transaksione ne momentin qe ato kryhen, njerezit kane tendencen te kene nje ndjenje pasigurie per to”, citojne gjithashtu ekspertet e BSH-se.
Te blesh nga interneti, risia qe po ben per vete shqiptaret
Blerjet nga interneti, jane nje risi e cila po krijon nje kulture te re te te berit pazar tek shqiptaret, duke i adaptuar ata me menyrat me te reja te teknologjise. Risi kjo, interesi ndaj te ciles po paraqitet gjithmone e ne rritje, faktuar edhe nga te dhenat me te fundit te Bankes se Shqiperise. Sipas te cilave, vetem gjate vitit 2012 jane kryer me shume se 236 mije transaksione permes internetit. Ndersa Shoqata e Bankave ne raportin e saj me te fundit, konfirmon se velem gjate muajit dhjetor 2012, numri i transaksioneve te blerjeve online, ka qene rreth 25 mije te tilla. Te perfshira ne sherbimin "Internet banking", i cili tashme tregtohet nga bankat ne vend, qe prej vitit 2005, te tilla blerje permes internetit, po njohin perhapje gjithmone e me te madhe. Keshtu, referuar serish te dhenave te BSH-se, perhapja e ketyre sherbimeve shenoi nje rritje vjetore prej 26% krahasuar me nje vit me pare. Megjithate, blerjet online kane edhe disavantazhet e tyre, pasi nese nuk gjenden sitet e sigurta, atehere ju mund te rrezikoni edhe vjedhjen e te dhenave te kartes suaj te kreditit. Sikunder, nuk mund te qelloje gjithmone qe te kete nje perputhje mes produktit qe shihni ne internet dhe asaj cka ju vjen drejt shtepise suaj. Por shumica e klienteve te blerjeve online, gjithsesi, paraqiten te kenaqur me ato qe gjejne ne internet. Nderkaq, nder faqet e njohura ne bote, me te klikuara per blerjet online, permendet “Amazon.com”, e cila vetem gjate dates 26 nentor te vitit te kaluar, shenoi edhe numrin me te larte te blerjeve online, saktesisht 26.5 milione produkte te porositura nga klientet ne nivel boteror. Nderkaq, thuhet se ne Bashkimin Evropian, blerjet online, zene nje nivel rreth 7-8% te tregtive te bera nga qytetaret e vendeve te tij anetare. Ku vende si Britania, Gjermania dhe Franca, zene rreth 71% te ketij totali.
Si mund te blini online?
Produktet qe i terheqin me shume shqiptaret per te blere permes internetit, jane ato qe ofrohen nga Londra apo Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ndersa te parat, ju mberrijne brenda nje afati kohor prej 10 ditesh, te dytat, duaj rreth dy jave. Nese mallrat do t’ju ngaterrohen apo vonohen, ju do te keni nje kompensim per humbjen e parave dhe kohes suaj. Nderkaq, nese per produktet qe i siguroni permes Londres, ju merrni falas transportin e tyre per blerje mbi 45 paund, ne Shtetet e Bashkuara, duhet te keni parasysh se ka nje kosto fikse prej 34 dollaresh, per cdo artikull qe ju porositni. Faqet me te frekuentuara per blerjet online, jane “Paypal” dhe “Amazon”. Nderkaq, Banka e Shqiperise ka licencuar tashme dy kompanite e para te pagesave ne distance, perkatesisht “EasyPay” dhe “MPay”. Qe te dyja, me nje koncept mjaft te ngjashem me “PayPal”, ku klienti rimbush nje llogari online, permes llogarise bankare dhe prej andej mund te kryeje transaksione blerjesh ne distance.