E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Permiresohet realizimi i investimeve

Te ardhurat dhe shpenzimet buxhetore te realizuara deri ne fund te muajit qershor 2008, rezultojne perkatesisht ne nivelin, 103 dhe 92 per qind te planit 6-mujor. Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise, kontributin kryesor, ne tejkalimin e vleres se planifikuar per te ardhurat gjate kesaj periudhe e kane dhene te ardhurat nga tatimi mbi te ardhurat personale, si edhe te ardhurat nga TVSH-ja. Shpenzimet kapitale, ndryshe nga vitet e meparshme kane regjistruar ritme te larta realizimi, nderkohe qe, deficiti buxhetor i krijuar ne fund te gjashtemujorit perfaqeson vetem 13% te vleres se planifikuar per kete periudhe. Ne kendveshtrimin historik nivelet e uleta te te ardhurave buxhetore dhe rritjet e ndjeshme e borxhit publik, kane ushtruar presione, duke ndikuar ne reduktimin e vazhdueshem te shpenzimeve qeveritare. Ne terma real, rritja e shpenzimeve ka filluar vetem pas vitit 2000. Ashtu si dhe te ardhurat buxhetore, shpenzimet qendrojne nen nivelin mesatar te ekonomive ne tranzicion. Shpenzimet per investime kane shenuar nje rritje te qendrueshme, por nje problem i vazhdueshem mbetet perfshirja e financimeve te huaja ne sistemin buxhetor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›