Vlerat shumedimensionale qe sjell agjerimi
Rituali i hershem Islam, i therret besimtaret kah virtytit, bamiresise dhe ndergjegjesimit per rolin qe ka cdo individ ne shoqeri. Kjo gje u theksua gjeresisht gjate javes qe u mbyll, ne sallen e Muzeut Historik Kombetar ne punimet e seminarit treditor me teme "Agjerimi, parimet dhe dispozitat". Ky seminar, ishte organizuar nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qyteterimit Islam (AIITC). Ai u zhvillua ne bashkepunim me Komunitetin Mysliman Shqiptar (Myftinine e Tiranes). Ai pati pjesemarrje te gjere besimtaresh, intelektualesh, perfaqesuesish te komuniteteve fetare ne vend dhe perfaqesues te medias.
Ne seminar ligjeruan teologe te njohur si: Saimir Rusheku, Ahmed Kalaja dhe Sabaudin Jashari. Ata trajtuan temat e meposhtme: "Detyrat e myslimanit ne vigjilje te Muajit te Ramazanit - vlerat e agjerimit", "Dispozita te pergjithshme te agjerimit" dhe "Dispozita qe e clirojne besimtarin nga agjerimi".
Lektoret shtjelluan principet dhe dispozitat qe konturojne kete rit te besimit islam. Edhe pse ne pamje te pare, agjerimi ngre shume pyetje ne mendjen e besimtarit, si: "Pse duhet te agjerojme?", "Si duhet te agjerojme?", "Kujt duhet t'ia kushtojme agjerimin tone?", "Pse myslimani agjeron nga agimi deri ne mbremje?", te cilat gjeten pergjigje shteruese nga teologu, i cili ne shumicen e hereve i referohej Kur'an-it dhe Tradites Profetike, qe jane kriter baze ne fushen e jurisprudences Islame.
Kjo ishte hera e pare ne Shqiperi qe organizohej nje seminar i permasave te tilla ne pritje te Muajit te Madherishem te Ramazanit, i cili pritet te filloje sot me 1 shtator.