E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzim shumemilionesh me pensionet e pleqerise



DURRES - Dy burra qe jane ne vitet e prag-pleqerise, kane menduar qe t'i gezojne vitet e mbetura te jetes duke marre pension minatoresh qe eshte sigurisht me i larte nga ai normal, per shkak te veshtiresive ne pune. Per kete, ata kane falsifikuar dokumentet e vjetersise ne pune, duke u shtirur sikur e kishin kaluar pjesen me te madhe te jetes ne minierat e veriut te vendit.

Agim Gjuza, 48 vjec, lindur e banues ne Katund Sukth te rrethit Durres dhe Nazmi Xhaja, 56 vjec, lindur ne Tirane dhe banues edhi ai, ne Katund Sukth, jane dy personat qe u identifikuar nga Sherbimet e Komisariatit te Policise Durres ne sektorin kunder krimit ekonomiko-financiar, si abuzues me pensionet. "Ndaj Gjuzes dhe Xhajes, vendosem te nisim procedimin penal pasi ata kane falsifikuar dokumentet e vjetersise ne pune dhe kane perfituar pension pleqerie si punetore miniere ne menyre te kunderligjshme qe prej vitit 2000", - bene te ditur dje, per agjencine e lajmeve NOA, burime zyrtare ne policine e Durresit. Ata sqaruan se per dy te dyshuarit qe kane perfituar prej tete vjetesh pensione ne menyre abuzive, ne vlere totale disa dhjetera milione leke, procedimi penal do te behet ne gjendje te lire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›