Gjykata e biznesit, nis projekti
Me ne fund duket se, eshte zgjidhur gjykimi i ceshtjeve te biznesit qe rrjedhin nga konflikti me shtetit dhe mosmarreveshjet qe rrjedhin ndermjet vete bizneseve. Ministria e Drejtesise po pergatit projektligjin per krijimin dhe funksionim e gjykates administrative qe pritet te kaloje ne kuvend gjate vjeshtes. Ligji i procedurave tatimore qe hyri ne fuqi kete vit parashikon shkrirjen Komisionit te Apelimit ne Tatime. Aktualisht te gjitha ankesat e biznesit per procedurat tatimore, tatimet dhe taksat jane shqyrtuar para se te shkojne ne gjykate nga nje komision i posacem apelimi ne Ministrine e Financave. Ligji i ri e pushon se, funksionuari kete strukture. Ndaj dhe krijimi i Gjykates Administrative do te ushtroje funksionet e struktures se apelimit. Ashtu si ne te gjithe boten te gjitha mosmarreveshjet administrative ndermjet paleve duhet te zgjidhen nga Gjykata. Kjo e fundit do te vendose lidhur me ankesat kunder akteve administrative, te miratuara nga organe shteterore, fonde, ndermarrje, institucione, organizata dhe bashkesi dhe shoqata te qytetareve, bejne te ditur burimet ne ministrine e Financave. Sipas projektit qe po pergatit ministria e Drejtesise, Gjykata administrative do te jete nje rrjet gjykatash dhe seksionesh administrative i shtrire ne gjithe territorin, i konceptuar ne menyre te tille per arritjen e dy objektivave. i pari ka te beje me ofrimin e sherbimit te drejtesidhenies sa me afer qytetarit dhe se dyti krijimin e nje sistemi gjykatash te specializuara dhe te profilizuara. Sistemi i ri i gjykatave do te ofroje akses te lehte dhe te shpejte te qytetareve dhe biznesit, do te ofroje shqyrtim te konflikteve gjyqesore ne kohe teper te shkurter, maksimalisht 60 dite, kohe te shkurter te shqyrtimit edhe ne shkalle te dyte. Krijimi i nje organi drejtesie te pavarur per te gjykuar mosmarreveshjet mes biznesit dhe tatimoreve eshte arsyeja qe biznesi e ka kerkuar me force ngritjen e gjykatave administrative. Por, pertej ketij aspekti, gjykatat administrative do te funksionoje si institucion i pavarur per te rregulluar marredheniet mes individeve dhe administrates.
B.Hoxha
-Gjykata Administrative do te ofroje shqyrtim te konflikteve gjyqesore ne kohe teper te shkurter, maksimalisht 60 dite.
-Krijimi i gjykatave administrative do te kufizojne arbitraritetin e pushtetit te administrates.
-Projektligji per funksionimin e Gjykates Administrative pritet te miratohet ne Keshillin e Ministrave brenda muajit tetor dhe me pas do te kaloje per miratim ne kuvend.
-Funksionimi i gjykates se "biznesit" pritet te jete gati ne fillim te vitit 2009
-Sistemi do te ndertohet mbi dy shkalle gjykimi dhe gjykata e apelimit administrativ, qe do te kete juridiksion mbi te gjithe territorin, do te ngrihet ne Tirane.