Hekurudha i merr jeten dy motrave
TIRANE - Nje aksident tragjik hekurudhor ndodhi dje ne mengjes me pasoje vdekjen e dy personave. Ngjarja ndodhi ne oren 08.40 ne hekurudhen Tirane-Durres ne afersi te Uzines Dinamo e Re. Burime policore bene te ditur se Mide Ferra 75 vjec dhe motra e saj Hume Drenova 70 vjec, lindur ne Diber dhe banuese ne Durres, gjeten vdekjen e menjehershme ndersa ishin mbi shina. Hetimi nxori se gjate momentit te ndodhjes se kesaj tragjedie qe dyshohet te jete aksidentale, dy motrat e moshuara po ecnin ne hekurudhe, siper shinave te trenit.
Gjithsesi, rrethanat e ngjarjes nuk jane qartesuar teresisht, ndaj sherbimet e policise te Komisariatit Nr.3, bene shoqerimin e makinistit te trenit, Edmond Hajrullai 47 vjec per te sqaruar me tej rrethanat e ngjarjes.
Fataliteti
Dy dite me pare, Midja dhe Humja, jane gjendur ne Tirane per te takuar disa te aferm te tyre, kurse dje heret ne mengjes, kane dale dhe jane nisur drejt vendbanimit te tyre ne qytetin e Durresit. Per kete, kane menduar si shume te moshuar te tjere, te shkojne me tren, ne nje udhetim 50 minutesh qe ne fakt nuk u be kurre. Ato kane shetitur prane shinave te trenit, midis Stacionit hekurudhor qe ndodhet ne fund te Bulevardit "Zog i Pare" dhe Uzines Dinamo e re. Ndoshta i ka marre vala e muhabetit, sepse ne disa momente fatale, jane gjendur pikerisht ne mes te shinave, vetem disa qinda metra larg stacionit te nisjes e mberritjes se trenave te udhetareve. Ne kot momente, treni i linjes Tirane-Durres ka qene duke ardhur ne stacion. Por perballe ka pasur dy motrat ne moshe te thyer, te cilat nuk eshte e qarte pse nuk kane arritur te shpetojne, duke dale nga shinat. Lokomotiva eshte afruar prane dy grave dhe i ka perfshire ato ne shpejtesi e siper, duke u shkaktuar plage vdekjepururese.
Hetimet
Policia sqaroi se "ne kete aksident, Mide Ferra gjeti vdekjen e menjehershme, ndersa Hume Drenova si pasoje e demtimeve te shumta me gjithe ndihmen mjekesore te dhene nuk mundi te jetonte dhe gjeti vdekjen ne Spitalin Ushtarak Tirane".
Nderkohe, forcat e komisariatit te Policise Nr.3 te Tiranes, thane se bene shoqerimin e makinistit te trenit, Edmond Hajrullai 47 vjec per te sqaruar me tej rrethanat e ngjarjes. Per te realizuar shoqerimin, policia tha se punoi ne bashkepunim me Drejtorine e Hekurudhave. Per momentin, mbetet ende e paqarte, si eshte e mundur qe treni te kishte nje shpejtesi te atille, qe te shkaktonte vdekje te menjehershme te dy grave ne shina, perderisa ishte aq afer stacionit te trenit, ku ne kilometrat e fundit presupozohet qe shpejtesia e levizjes te jete fare minimale.