E Diel, 1 Nëntor 2026

BSH Po rritet besimi i konsumatoreve dhe i bizneseve

Shqiptarët mund të mos jenë shumë të pasur, por duken të lumtur me ato që kanë.

Këtë përfundim e mbështesin të dhënat zyrtare të institucionit më lartë monetar në vend, Bankës së Shqipërisë.

Sipas vrojtimit të besimit të konsumatorëve dhe të bizneseve, rezulton se treguesi i besimit të konsumatorëve vijoi të rritet në tremujorin e tretë të vitit 2011 për të dytin tremujor radhazi.

Pasi u rrit me 2.2 pikë përqindje në tremujorin e dytë, treguesi shënoi rritje me 1.8 pikë përqindje në tremujorin e tretë.

Përmirësimi i besimit konsumator gjatë këtij tremujori u ndikua kryesisht nga përmirësimi i balancës mbi blerjet në shuma të mëdha.

Një fakt i tillë mund të lidhet kryesisht me fillimin e sezonit shkollor, I cili është pozitiv në kontributin për rritjen e konsumit. Balanca mbi gjendjen aktuale financiare të familjeve ka qëndruar në të njëjtin nivel me tremujorin e dytë të vitit.

Në drejtim të kundërt kanë ndikuar rënia në balancën e pritjeve mbi situatën financiare të familjeve në tremujorin e ardhshëm.

Përsa i përket bizneset dhe ato duke optimiste për periudhën aktuale ashtu edhe për parashikimet.

Treguesi i besimit në industri shënoi një përmirësim të lehtë me rreth 1.2 pikë përqindjeje në tremujorin e tretë të vitit 2011, pas përkeqësimit të shënuar në tremujorin e mëparshëm.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2011, rreth 64.3 për qind e bizneseve të sektorit të prodhimit shprehen se niveli aktual i shfrytëzimit të kapaciteteve është i mjaftueshëm, duke konsideruar nivelin e kërkesës dhe kontratat dhe porositë për 12 muajt e ardhshëm.

Treguesi i besimit në ndërtim u përmirësua me rreth 3.5 pikë përqindjeje në tremujorin e tretë të vitit 2011.

Ndër faktorët kryesorë që pengojnë shfrytëzimin e kapaciteteve në ndërtim, bizneset vlerësojnë pamjaftueshmërinë e kërkesës dhe kufizimet financiare.

Bazuar në opinionet e bizneseve të ndërtimit, gjendja financiare e tyre vijon të vlerësohet negativisht edhe pse në një nivel më të ulët krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Pritjet për aspekte të ndryshme të biznesit si prodhimi, kërkesa dhe punësimi në tremujorin e katërt të vitit 2011 janë pozitive.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›